Botimet e ITShKSh, në Bibliotekën e Kongresit Amerikan (AL, MK)

BOTIMET E ITSHKSH, PJESË E FONDIT LIBRAR TË BIBLIOTEKËS SË KONGRESIT AMERIKAN

UASHINGTON, 23 shtator – Tash e disa vite një katalog i posaçëm i librave të ITSHKSH ndodhet në Bibliotekën e Kongresit Amerikan. Kjo u bë e ditur gjatë një takimi që patën përfaqësuesit e ITSHKSH, të udhëhequr nga drejtori, prof.dr. Skender Asani, me Dr. Nevila Pahumi, bibliotekare referuese për greqishten e re dhe shqipen  dhe Mr. Michael Neubert, drejtor i seksionit Evropian te Bibliotekës së Kongresit.

Ky interesim për librin shkencor nga ana e Bibliotekës së Kongresit Amerikan është si rezultat i kureshtjes profesionale që ka treguar kjo bibliotekë e rëndësishme ndaj punës hulumtuese e krijuese të ITSHKSH-së. Kjo u bë e qartë edhe në këtë takim, me ç’rast mysafirëve nga Shkupi iu prezantuan një mori botimesh të ITSHKSH që Biblioteka e Kongresit i kishte siguruar  dhe të cilat tash më janë në dispozicion të lexuesve të kësaj biblioteke.

Drejtori i ITSHKSH, prof. dr. Skender Asani u zotua se në të ardhmen fondi i librave, revistave shkencore si dhe publikimeve të specializuara do të jenë në dispozicion të Bibliotekës së Kongresit Amerikan, ofertë kjo e cila u mirëprit nga përfaqësuesit e kësaj biblioteke. Gjatë këtij takimi u shqyrtua edhe mundësia e organizimit të një ekspozite fotografike me materiale arkivore të ITSHKSH në ambientet e Bibliotekës së Kongresit Amerikan. Përfshirja e botimeve të ITSHKSH në fondin librar të Bibliotekës së Kongresit Amerikan, sipas Dr. Skender Asanit, paraqet një nga vlerat më domethënëse në kulturën e komunikimit ndërkontinental, aq më tepër kur në këtë bibliotekë janë përfshirë materiale kërkimore nga të gjitha pjesët e botës, në më shumë se 450 gjuhë.

Të jesh pjesë e fondit librar të Bibliotekës së Kongresit, siç u shpreh dr. Asani figurativisht, i bie që të notosh në një oqean të madh librash, edhe për faktin se kjo është një nga bibliotekat më të mëdha në botë.

Kjo është  biblioteka kërkimore që i shërben zyrtarisht Kongresit të Shteteve të Bashkuara dhe është biblioteka kombëtare de facto e Shteteve të Bashkuara. Është  institucioni më i vjetër kulturor federal në Shtetet e Bashkuara. Biblioteka është vendosur në tre ndërtesa në Capitol Hill në Uashington, DC,  gjithashtu mban një qendër konservimi në Culpeper, Virxhinia. Funksionet e bibliotekës mbikëqyren nga bibliotekari i Kongresit dhe ndërtesat e tij mirëmbahen nga arkitekti i Kapitolit – Kongresit Amerikan.

*****

ИЗДАВАЊАТА НА ИДКНА, ДЕЛ ОД БОГАТИОТ ФОНД НА КОНГРЕСНАТА БИБЛИОТЕКА

ВАШИНГТОН, 23 септември – Веќе неколку години во библиотеката на Конгресот е сместен специјален каталог на книги на ИДКНА. Ова беше објавено за време на состанокот што го одржаа претставниците на ИДКНА, предводени од директорот, проф.д -р. Скендер Асани, со др. Невила Пахуми, референтна библиотекарка за современ грчки и албански јазик и г. Мајкл Нојберт, директор на европската секција на Конгресната библиотека.

Овој интерес за научната книга од Конгресната библиотека е резултат на професионалната љубопитност што ја покажува оваа важна библиотека кон истражувачката и креативната работа на ИДКНА. Ова стана јасно и на оваа средба, во кој случај на гостите од Скопје им беа презентирани голем број публикации на ИДКНА што ги обезбеди Конгресната библиотека и кои сега се достапни за читателите на оваа библиотека.

Директорот на ИДКНА, проф.др. Скендер Асани вети дека во иднина фондот на книги, научни списанија и специјализирани публикации на ИДКНА ќе бидат достапни за Конгресната библиотека, понуда која беше поздравена од претставниците на оваа библиотека.

За време на овој состанок, беше разгледана и можноста за организирање фотографска изложба со архивски материјали на ИДКНА во просториите на Конгресната библиотека.

Вклучувањето на изданијата на ИДКНА во книжниот фонд на Конгресната библиотека, според др. Скендер Асани, претставува една од најзначајните вредности во културата на интерконтиненталната комуникација, особено кога во оваа библиотека се вклучени истражувачки материјали од сите делови на светот, на повеќе од 450 јазици.

Да се биде дел од библиотечниот фонд на Конгресната библиотека, како што изрази др. Асани, фигуративно кажано испаѓа да се плива во огромен океан со книги, заради фактот дека ова е и една од најголемите библиотеки во светот.

Ова е библиотеката за истражување која официјално му служи на Конгресот на САД и е де факто национална библиотека на Соединетите држави. Ова библиотека е најстарата федерална културна институција во Соединетите држави. Библиотеката е сместена во три згради на Капитол Хил во Вашингтон, а исто така има конзерваторски центар во Калпер, Вирџинија. Функциите на библиотеката ги надгледува Конгресната библиотекар, а нејзините згради ги одржува архитектот Капитол – Конгресна библиотека.

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Drejtori Asani: Na pret bashkëpunim i frytshëm me Bashkësinë Islame

Shkup, 23 janar 2023 – Sot, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të …