“BLLACA ‘99”, më 10 prill inaugurohet “Muri i Kujtesës” dhe parku “Hasan Prishtina”

Më 10 prill 2021, në Qendrën përkujtimore “Bllaca ‘99” në Han të Elezit do të inaugurohet “Muri i Kujtesës” dhe parku “Hasan Prishtina”, në kujtim të vuajtjeve të shqiptarëve të dëbuar nga vatrat e tyre nga regjimi serb në vitin 1999.

Një mozaik që simbolizon sakrificën e nënës shqiptare, bashkë me emrat e disa prej personaliteteve të shquara botërore që kontribuuan në çlirimin e Kosovës, do të jenë pjesë integrale e Murit të Kujtesës, një vepër kjo artistike-monumentale që do të shprehë më së miri kujtimin dhe respektin për të gjithë ata që sollën lirinë dhe pavarësinë e shumëpritur.

Me këtë rast është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e personaliteteve të shquara shtetërore e institucionale nga Prishtina, Shkupi e Tirana.

 

Këshilli organizativ:

ITSHKSH – Shkup, Dr. Skender ASANI – drejtor

Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur, Jahja LLUKA – kryetar

 

Shikoni gjithashtu

AKADEMI SOLEMNE NË ITSHKSH, NË SHENJË TË RUAJTJES DHE ZHVILLIMIT TË ABC-së SHQIPE

“Sot, kur po kremtojmë një festë të dyfishtë – 116 vjetorin e Kongresit të Manastirit …