ASANI: ITHKSH MBYLL VIZITËN NË SHBA ME NJË TAKIM TË FRYTSHËM NË OKB

“Stacioni i fundit i turit tonë në SHBA ishte Misionini e Përhershëm i Shqipërisë në OKB, me ç’rat faleminderoj z. Andris Stastoli, Këshilltar i këtij Misioni, për pritjen dhe bashkëbisedimin e ngrohtë dhe të sinqertë. ITSHKSH mbetet një intitucion i hapur, ku nuk do të mungojë edhe shtrirja e aktiviteteve tona edhe në SHBA në vitin e ardhshëm. Z. Stastoli premtoi një mbështetje të Misionit të Shqipërisë në OKB në nxitjen e aktviteteve lobuese pranë intitucioneve të OKB-së, ku ITSHKSH pritet të prezantojë punën e Departamentit për edukimin dhe hulumtimin e Holokausit, dhe në ofrimin e një fotografie më autentike për profilin e panjohur të Gonxhe Bojaxhiut para se ajo të riemërtohej në një emër të madh – Nëna Tereze, me të cilin ITSHKSH tash e një kohë po merret në mënyrë intenzive në kuadër të Deprtamentit për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze.

Andaj edhe në këtë takim z. Stasoli i dhuruam disa vepra të botuara nga ITSHKSH e që si objekt studimi kanë pikërisht figurën e Nënës Tereze, siç janë revista kulturore-shkencore “Drita e Gonxhes I”, “Nga Gonxhe Bojaxhiu deri te Nënë Tereza” e autorëve Skender Asani, Nora Maliqi – Zylali dhe Albert Ramaj, “Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Tereze: E desha tjetrin me dashurinë e Hyjit” dhe “Letra të Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze” të dyja të autorit Anton Nikë Berisha, si dhe “Raportimet e gazetave zvicerane për Nënë Terezën” nga Zef Noka.

Takimi në Misionin e Shqipërisë në OKB pritet të prodhojë një frymë afatgjate bashkëpunimi, ku nuk do të mungojnë idetë dhe projektet që tejkalojnë stereotipet e ngushta etnike, racore e fetare, pikërisht ashtu siç ishte edhe kauza univerzale e Nënës Tereze, e cila u angazhua për një botë të hapur dhe të liruar nga çfarëdo lloj paragjykimi dhe keqkuptimi”,ka shkruar në FB, drejtori i ITSHKSH, prof. dr. Skender ASANI.

 

Nju Jork, 26 shtator 2022

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Drejtori Asani: Na pret bashkëpunim i frytshëm me Bashkësinë Islame

Shkup, 23 janar 2023 – Sot, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të …