Arkeologu Sali Islami në projektin e Kalasë së Prizrenit

Shkup/Prizren, 16.7.2021 – Gjatë muajve korrik dhe gusht të këtij viti, arkeologu i Departamentit të Kulturës Materiale në ITShKSh – Shkup, Sali Islami, është angazhuar profesionalisht në projektin e Kalasë së Prizrenit.
Saliu është pjesë e ekipit të arkeologut dr. Shafi Gashi, në këtë projekt të Institutit Arkeologjik të Kosovës që nga viti 2014. Aktualisht janë duke punuar me materialin arkeologjik i dalur nga ekspeditat arkeologjike të  viteve të fundit, si dhe janë duke përgatitur katalogun e ekspozitës arkeologjike në Kalanë e Prizrenit. Siç dihet, kjo ekspozitë është hapur për vizitorët në gusht të vitit 2019 në Muzeun e Kalasë së Prizrenit dhe ka një interesim të jashtëzakonshëm nga vizitorët e huaj dhe vendas.

Shikoni gjithashtu

U shënua 44-vjetori i Pranverës së Dinjitetit dhe u ndan diplomat e magjistrantëve

Shkup, 11.03.2025 – Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup …