Shkup, 15 mars – Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, shkëlqesia e saj Rashel Galoway, dje vizitoi ITSHKSH, me kërkesë të saj dhe nga drejtori prof.dr. Skender Asani u informua detajisht mbi punën dhe planet e këtij Institucioni.
“Takim i mirë me Skender Asanin nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve para promovimit të monografisë “Maqedonasit e drejtë midis kombeve” të Maja Sushës”, ka shkruar ajo në Twitter pas takimit.
Nga ana e tij, drejtori i ITSHKSH, prof.dr. Skender Asani e njoftoi ambasadoren Galoway mbi profilin dhe dinamikën e punës së këtij Instituti, duke u ndalur në elaborimin e misionit që ka ai në impaktin e përgjithshëm shoqëror e kulturor.
Dr. Asani në fillim bëri një komparacion historik në mes të disa situatave nga fundi i shek. 19 dhe atyre të tashme, duke u ndalur sidomos në efektet që kishte prodhuar Kriza lindore në gjendjen e popujve të Ballkanit pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Shën Stefanit (3 mars 1878).
Duke iu referuar situatës aktuale, dr. Asani tha se thelbi i Marrëveshjes së Ohrit përbëhet prej 80% trashëgimi kulturore, kurse 20% prej dimensionit politik. Kjo përqindje kaq e lartë e trashëgimisë kulturore nuk është e rastësishme, sepse ajo parandalon çfarëdo lloj konfrontimi të ardhshëm shqiptaro-maqedonas dhe kjo ka qenë edhe arsyeja e themelimit të ITSHKSH në vitin 2007, u shpreh ai.
Fillimisht ITSHKSH kishte startuar me pesë departamente, kurse më vonë u themeluan edhe pesë të tjerë, në mesin e të cilëve edhe Departamenti i kulturës materiale, i Muzeologjisë, Departamenti për edukimin dhe hulumtimin e Holokaustit, Departementi i Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze dhe Departamenti marrëdhënieve shqiptaro-osmane, informoi dr. Asani, duke elaboruar rëndësinë dhe veçantinë e secilit departament, sidomos kujdesit që i kustohet diversitetti etnik, fetar e kulturor, si një çelës i kohezionit të brendshëm shoqëror e politik në Maqedoninë e Veriut. Sipas drejtorit të ITSHKSH ky dizajnim strukturor i ITSHKSH është bërë me qëllim të mbrojtjes së komuniteteve të vogla nga majorizimi etnik e fetar , me ç’rast ai përmendi shembullin e komunitetit shqiptar katolik i cili po vjen duke u zhdukur, për shkak të mungesës së një strategjie institucionale që ky komunitet të mbijetoj, të paktën duke lejuar mbajtjen e meshave edhe në gjuhën shqipe. Pastaj dr. Asani përmendi edhe komunitetin protestant, sidomos familjen fisnike Qiriazi, të cilët ndikuan në iluminimin e arsimit dhe kulturës shiptare me hapjen e Shkollës së parë për vasha në Korçë dhe me Kongresin e Alfabetit në Manastir. Shoqëritë biblike angleze dhe amerikane kishin sjellë farën e emancipimit dhe edukimit në këto troje, prandaj ësht obigim i ynë që ta afirmojmë këtë kontribut kolosal të tyre, u shpreh drejtori Asani.
Puna e ITSHKSH ka ndikuar edhe në afirmimin e Maqedonisë së Veriut në arenën ndërkombëtare, duke veçuar me këtë rast kontributin në anëtarësimin e esaj në IHRA, si dhe organizimin e Konferencës ndërkombëtare mbi 500 vjetorin e Protestanizmit që u mbajt në Parlamentin e Maqedonisë në vitin 2015. Në të dyja ngjarjet ITSHKSH ishte trasues i rrugës me projekte që i kishte realizuar. Sidomos botimi në katër gjuhë i Rekomandimeve për edukimin dhe hulumtimin e Holokaustit dedikuar mësimdhënësve të shkollave fillore ndikoi në anëtarësimin e Maqedonisë në IHRA, të cilët u shpallën nga IHRA në Berlin si Projekti më i mirë ndërkombëtar, tha dr. Asani.
Dimensioni shkencor e hulumtues i ITSHKSH përplotësohet edhe nga dimensioni shpirtëror, vuri në duke drejtori Asani, dhe kjo bëhet për t’i shkuar në thelb çështjeve, sidomos ato që kanë të bëjnë me formimin kulturor e identitar të njerëzve. Ambasadorja britanike shkëlqesia e saj Rashel Galoway përgëzoi drejtorin Asani për projektet e realizuara dhe tha që është në rrjedhë dhe e informuar sa i përket punëve që po bën ky institucion dhe mbetet e hapur për bashkëpunim në të ardhmen.