AMBASADORI QEHAJA VIZITOI ITSHKSH, PREMTOI BASHKËPUNIM PËRMBAJTËSOR NDËRINSTITUCIONAL

Ka shumë tema të përbashkëta të karakterit kulturor e shkencor që po gjejnë vend në simpoziume, konferenca e takime të ndryshme në mes të ITSHKSH dhe institucioneve përkatëse të Kosovës. Mirëpo, sipas drejtorit Asani, ky bashkëpunim duhet të ngrihet në një shkallë më të lartë

Shkup, 12 korrik – Shkëlqesia e tij z.Florian Qehaja, ambasador i ri i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, është pritur sot nga drejtori i ITSHKSH në Shkup – Prof dr. Skender Asani. Në këtë takim ambasadori Qehaja u njoh nga afër me punën voluminoze të ITSHKSH,  me ç’rast drejtori Asani shtroi si nevojë të domosdoshme bashkëpunimin dhe koordinimin me institucionet e Kosovës lidhur me disa problematika që kanë interes të përbashkët nacional. Ai potencoi punën që është bërë deri më tani në senzibilizimin e temave mbi gjenocidin, duke përmendur me këtë rast Qendrën Memoriale të Gjenocidit, që është ngritur në brezin ndërkufitar Kosovë-Maqedoni, pikërisht në vendin kur para 23 viteve ndodhi zhvendosja biblike e popullatës shqiptare të Kasovës si pasojë e dhunës dhe pastrimit etnik të Kosovës.

ITSHKSH si promotore e idesë për ngritjen e kësaj Qendreje ka kërkuar disa here nga Qeveria, Presidenca dhe nga institucionet relevante të Kosovës që të hartohet një startegji e përbashkët ndërqeveritare për trajtimin e kësaj qendreje si aset shtetëror.

Ka shumë tema të përbashkëta të karakterit kulturor e shkencor që po gjejnë vend në simpoziume, konferenca e takime të ndryshme në mes të ITSHKSH dhe institucioneve përkatëse të Kosovës. Mirëpo, sipas drejtorit Asani, ky bashkëpunim duhet të ngrihet në një shkallë më të lartë. Ai kërkoi nga ambsadori Qehaja që shteti i Kosovës, përmes mekanizmave të tij, të shtrijë fushëveprimin në disa çështje që tash më ITSHKSH i ka trajtuar me profesionalizëm të lartë, siç është hulumtimi dhe edukimi mbi Holokaustin, artikulimi shkencor i trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terezë si dhe disa tema të tjera.

Ambasadori Qehaja u shpreh i gatshëm që të gjitha çështjet engritura nga drejtori Asani të jenë pjesëe  axhendës së tij në të ardhmen, duke ndikuar edhe më tepër tek institucionet e Kosovës që bashkëpunimi shkencor e kulturor ndërinstitucional të jetë përtej linjave protokollare, por mbi të gjitha të ketë karakter përmbajtësor e gjithpërfshirës.    

 

Shikoni gjithashtu

МАЈКА ТЕРЕЗА СЕ ОБВРЖИ ЗА ДА ЧОВЕКОТ ДАНЕ ОСТАНЕ КАКО СКЕЛЕТ БЕЗ ЧОВЕЧКИ ЧУВСТВА

Според Мајка Тереза, на човечката природа повеќе и е потребна духовната страна отколку материјалната, а …