Ambasadori austriak ndihmon në përtërirjen e bredhit të Nënës Tereze

Shkup, 5 korrik – I pari nga diplomatët e huaj që ka reaguar pas letrës së hapur publike të ITSHKSH në shenjë  proteste ndaj shkatërrimit të bredhit të Nënës Tereze nga ana e NP “Parqe dhe Gjelbërime”, ishte Ambasadori i  Austrisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesia e tij z.Georg Uotsas. Ai bashkë me stafin e tij menjëherë erdhi në vendin ku është shkulur bredhi dhe në shoqërimin e drejtorit të  ITSHKSH- Prof.dr. Skender Asanit, kanë filluar me mbledhjen e boçave të bredhit të shkatërruar, në mënyrë që nga farat e tij të përtërihet edhe një bredh i ri në të njejtin vend.
Me këtë gjest, ambasadori austriak përpos që u solidarizua me revoltën e ITSHKSH për dëmin që i është shkaktuar një trashëgimie të Gonxhe Bojaxhiut  – Nënës Tereze, ai njëherësh dërgoi mesazhin e paqes dhe të përtrirjes, që ishte edhe mision i vet Nënës Tereze. Ideja për të grumbulluar boçat e këtij bredhi të shkatërruar dhe  ruajtja e tyre si relikt që do të shërbenin edhe si fara për të mbjellë një bredh të ri, e shpreh më së miri thelbin e këtij mesazhi të ambasadorit austriak.


Drejtori Asani e ka faleminderuar përzemërisisht mikun e tij, Ambasadorin e   Austrisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e tij z.Georg Uotsas, për këtë gjest qytetërues dhe për mbështetjen morale që po tregon mu në këtë kohë kur ITSHKSH është në pritje të përgjigjes së kryetares së Qytetit të Shkupit zonj.Danella Arsovska, për një takim konsultativ lidhur me gjendjen e krijuar pas shkatërrimit të bredhit të Nënës Tereze nga ana e punonjësve të  NP “Parqe dhe Gjelbërime”.

Shikoni gjithashtu

МАЈКА ТЕРЕЗА СЕ ОБВРЖИ ЗА ДА ЧОВЕКОТ ДАНЕ ОСТАНЕ КАКО СКЕЛЕТ БЕЗ ЧОВЕЧКИ ЧУВСТВА

Според Мајка Тереза, на човечката природа повеќе и е потребна духовната страна отколку материјалната, а …