????????????????????????????????????

Alfabeti dhe Uilsoni, modele orientuese për Institutin dhe shqiptarët

Shkup, 22.11.2019 – Sot u kurorëzua suksesshëm manifestimi disaditor kulturor dhe shkencor “Ditët e Alfabetit të gjuhës shqipe”, kushtuar 111-vjetrorit të Kongresit të Manastirit, dhe 12-të vjetorit të themelimit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup. Me këtë rast, u bë hapja e ekspozitës së përhershme “W.Wilson”, dhe u shpallën bashkëpunëtorët e jashtëm të Institutit.

Drejtori i ITSHKSH-Shkup, Skender Asani, theksoi se kjo ditë është e shënuar me shkronja të arta, meqë të gjithë shqiptarët kudo që janë, e kremtojnë si një nga festat më të mëdha të historisë dhe kulturës sonë kombëtare. Në këtë ditë, shqiptarët fituan Alfabetin dhe orientimin properëndimor, aq të nevojshëm prej kohësh. “Njëkohësisht, ne këtë ditë ia kushtojmë edhe një figure të madhe të botës, presidentit amerikan Uilson, i cili 100 vjet më parë, në Konferencën e Parisit, u dha popujve shansin historik për vetëvendosje, në mesin e të cilëve përfituan edhe shqiptarët”, tha Asani.

Manifesimin e përshëndeti edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut,  Talat Xhaferi, i cili shprehu admirim për angazhimin e Institutit që të nxjerr në pah vlerat e mëdha të kombit tonë, si dhe për kultivimin e miqësisë shqiptare-amerikane.

Fjalë rasti pati edhe ambasadori i Francës në Shkup, Christian Thimonier, vendi i të cilit, 100 vjet më parë, ishte qendra e vendosjes së paqes botërore. Më tej, mirënjohje të thellë për respektin shprehën edhe mysafiret amerikane të ardhur nga vendlindja e presidentit Uilson, përkatësisht Carolyn Dull – kryetare e Komunës Staunton të shtetit Virxhinia, si dhe Robin Von Seldeneck – drejtoreshë e Muzeut dhe Bibliotekës Presidenciale ‘W.Wilson’ në Staunton.

Të pranishmit i përshëndeti edhe Visar Ganiu – kryetar i Komunës së Çairit të Shkupit, i cili një ditë më parë e nderoi ish-presidentit Uilson dhe gjithë kombin amerikan, përmes ngritjes së bustit të Uilsonit para kësaj komune. Të pranishmëve iu drejtua edhe albanologu David Hosaflook – drejtor i Institutit të Studimeve Shqiptare dhe Protestante, si një hallkë e rëndësishme e përforcimit të miqësisë shqiptare-amerikane.

Fjalë rasti patën edhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe, Ylber Sela, dhe trashëgimtari i familjes së Hasan Prishtinës – Mehmet Prishtina.

Me rastin e patronazhit, Këshilli i ITSHKSH–Shkup, konform normave statutare, në mbledhjen e mbajtur më 08.11.2019, kishte vendosur që për herë të parë të ndajë thirrjen ‘Bashkëpunëtor i jashtëm’. Kjo thirrje u ndahet personaliteteve dhe studiuesve të shquar, si mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm të frytshëm dhe korrekt, por edhe si mundësi që bashkëpunimi i këtillë të vazhdojë në mënyrë të ndërsjellë edhe në të ardhmen. Thirrja ‘Bashkëpunëtor i jashtëm’, sivjet u takoi: prof. dr. Xhevat Lloshit, prof. dr. Avzi Mustafës, prof. dr. Nebi Dervishit dhe prof. dr. Izaim Murtezanit.

Rikujtojmë se këto ditë të mbushura me aktivitete të shumta kulturore- shkencore në Shkup e në Manastir, ishin nën organizimin e ITSHKSH-Shkup, dhe me mbështetjen e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????

Shikoni gjithashtu

AKADEMI SOLEMNE NË ITSHKSH, NË SHENJË TË RUAJTJES DHE ZHVILLIMIT TË ABC-së SHQIPE

“Sot, kur po kremtojmë një festë të dyfishtë – 116 vjetorin e Kongresit të Manastirit …