AKT BARBAR NDAJ GJUHËS SHQIPE NË KOMPLEKSIN MEMORIAL TË NËNËS TEREZE!

Shkup, 13 maj – Sot një dorë e padukshme por dashakeqe ka mënjanuar mbishkrimin e ITSHKSH (Departamenti i Gonxhe Bojaxhiut- Nënës Tereze) nga pllaka përkujtimore e Nënës Tereze si dhe mbishkrimin në gjuhën shqipe në bredhin e mbjellë nga vetë Nëna Tereze (1980), si shenjëtregues i vendodhjes së shtëpisë së saj të lindjes.

Pas këtij akti të shëmtuar, Departamenti për mbrojtjen e figurës së Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terteze (ITSHKSH) e rikthye sërish mbishkrimine ITSHKSH, kurse pritet që ndërkohë të rikthehet edhe mbishkrimi në gjuhën shqipe në bredhin e Nënës Tereze.

Menjanimi i mbishkrimeve në gjuhën shqipe nga sheshi i Shkupit tregon për mungesën e respekti ndaj figures së Nënës Tereze, por edhe urrejtje të papëmbajtur ndaj gjuhës shqipe, sepse kësaj radhe vetëm gjuha shqipe ishte target i shëmtisë.

ITSHKSH e dënon një akt të tillë barbar dhe fton institucionet përkatëse që ta ndriçojnë dhe të marrin masa adekuate ndaj keqbërësve.

Shikoni gjithashtu

AKADEMI SOLEMNE NË ITSHKSH, NË SHENJË TË RUAJTJES DHE ZHVILLIMIT TË ABC-së SHQIPE

“Sot, kur po kremtojmë një festë të dyfishtë – 116 vjetorin e Kongresit të Manastirit …