Dimensioni shpirtër i Institutit tonë ka shumë rëndësi sepse artikulon amanetin e shenjtë të patriotëve tanë që Shkupi të vazhdojë të trajtohet si kryeqendër shpirtërore e shqiptarëve, tha Prof.dr. Skender ASANI- drejtor I ITSHKSH
ITSHKSH po trason një amanet të të parëve që të veprojë në Shkup, në kyeqendrën shpirtërore të shqiptarëve, prandaj jo rastësisht e ka dimensionin shpirtëror, që të jetësojmë idealet e të parëve, duke bashkevepruar me aleatët tanë – SHBA, BE, nënvizoi Skender Asani.
Kryetari i, Komunitetit shqiptar në Selanik Luan Zyka, një nga zërat më artikulues të interesave të komunietit shqiptar atje, foli për rolin e mërgatës shqiptare në Selanik në senzibilizimin e çështjes shqiptare dhe vuri në dukej nevojën e unifikimit. Gjatë fjalës së tij ai foli për lidhjet kulturore në mes të shqiptarëve të Selanikut dhe shqiptarëve në atdhe. Ai tha se pret nga ITSHKSH në krye me drejtorin Skender Asani që të vazhdojë të ndriçojë nga shumë aspekte historike, diplomatike, gjeopolitike kryengritjet shqiptare që rezultuan me çlrimin e Shkupit para 110 viteve. Historia duhet të lirohet nga folklorizmi sepse, siç tha ai, kombit i shërben vetëm e vërteta. Miti i Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Idriz Seferit, duhet të bëhen pjesë e edukimit të brezave, tha Zyka
Ylber Sela, drejtor i Agjensisë për Zbatimin e Gjuhëve foli për dimensionin historik e aktual të Shkupit. Ai tha se duhet të kthehet në vetëdije ndenja për gjuhë dhe flamur. Kemi obligim që këtë ndjenjë ta shtrijmë gjithkund ku janë shqiptarët, nënvizoi Sela.