Agjenda e tribunës shkencore
“LETËRSIA SHQIPE DHE SHKOLLA”
Vendi: Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup
Data: 12.12.2013 (e enjte)
Koha e nisjes: ora 10.00
Kohëzgjatja e prezantimit të punimeve shkencore: deri në 15 minuta
Hapja e tribunës shkencore:
Dr. Shefqet Zekolli, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve-Shkup
- Referatet shkencore:
Prof.dr. Zeqirja Neziri, Katedra e gjuhës dhe letërsisë shqiptare, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”-Shkup
Tema: “SHKENCA E LETЁRSISЁ, PROGRAMET DHE LIBRAT SHKOLLORЁ TЁ LETЁRSISЁ SHQIP(TAR)E”;
Dr. Fatmir Sulejmani, Katedra e gjuhës dhe letërsisë shqiptare, Universiteti Shtetëror i Tetovës
Tema: “SI MËSOHET LETËRSIA NË SHKOLLË?”;
Prof.dr. Agim Leka, Katedra e gjuhës dhe letërsisë shqiptare, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”-Shkup
Tema: “LIGJËRIMI DHE MËSIMI I LETËRSISË NË SHKOLLA”;
Prof.dr. Vebi Bexheti, Katedra e gjuhës dhe letërsisë shqiptare, Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë
Tema: “LETËRSIA E MUNGUAR SHQIPE DHE KTHIMI I SAJ NË SHKOLLAT TONA”;
Dr. Shefqet Zekolli, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve-Shkup
Tema: “VLERAT EDUKATIVE TË LETËRSISË SHQIPE PËR FËMIJË”;
Prof.dr. Avzi Mustafa, Katedra e gjuhës dhe letërsisë shqiptare, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”-Shkup
Tema: “MBI DISA PROBLEME TË MËSIMIT TË TEORISË SË LETËRSISË DHE STILISTIKËS GJUHËSORE NË SHKOLLË”;
Prof.dr. Izaim Murtezani, Instituti i Folklorit në Shkup
Tema: “POZITA E LETËRSISË GOJORE NË TEKSTET MËSIMORE (Gjendja dhe perspektiva)”;
Dr. Salajdin Salihu, Katedra e gjuhës dhe letërsisë shqiptare, Universiteti Shtetëror i Tetovës
Tema: “SHKOLLA SHQIPE DHE AUTORET E EKSKOMUNIKUAR”;
Dr. Zeqirja Ibrahimi, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve-Shkup
Tema: “LETËRSIA SHQIPE NE SHKOLLA DHE IDEOLOGJIA”;
Dr. Lulzim Murtezani, Fakulteti Pedagogjik-Shkup dhe USHT
Tema: “RËNDËSIA PSIKOLOGJIKE E LETËRSISË: ROLI I SAJ NË PLOTËSIMIN E MOTIVIT TE KURIOZITETIT TË FËMIJËS”;
Dr. Sefer Tahiri, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve-Shkup
Tema: “RINIA SHKOLLORE MIDIS LËTËRSISË DHE MEDIAVE MASIVE”.
———————————————————————————–
One comment
Pingback: โซล่าเซลล์