AGJENDA E KONFERENCËS SHKENCORE
“RITET E CIKLIT JETËSOR: LINDJA, MARTESA DHE VDEKJA”
Koordinatorë: Sefer TAHIRI dhe Rini USEINI
E enjte, 16 qershor 2022, Salla “Wilson” në ITShKSh – Shkup
10.00 h. – Fjalë përshëndetëse
- Skender Asani, drejtor i ITShKSh – Shkup
10.15-13.00 h. – Sesioni i parë
Drejtues të sesionit të parë: Hiriet Ziberi dhe Vlorë FETAJ BERISHA
– “Ciklet e ritualeve jetësore”:
Izaim MURTEZANI:“Periudha liminale, apo e ndërmjetme e riteve të kalimit”
Edibe OSMANI: “Format e hershme të valleve të lidhura me rite”
Salajdin SALIHU: “Autorët e huaj për ritet e ciklit jetësor te shqiptarët”
Xhemaledin SALIHU: “Riti i ciklit jetësor: martesa, ceremonitë dhe ritet e saj në Preshevë me rrethinë”
Besnik RAMETI: “Ndikimi i globalizimit dhe virusit kovit 19 ndaj ndryshimit të traditave martesore dhe vdekjeve te shqiptarët”.
Cikli I: Ritet e lindjes:
Bekim RAMADANI: “Mbi disa karakteristika etnomuzikologjike te ninullave popullore shqiptare”
Hiriet ZIBERI: “Ritet e lindjes në Tetovë dhe rrethinë”
Nevrije ISMAILI: “Lindja dhe ritet e saj në rajonin e Gjilanit”
Albnora MUSA: “Dallimet e riteve të lindjes dhe vdekjes mes gegëve dhe toskëve të Strugës”
Zog ÇOÇAJ: “Ritet e lindjes në rajonin e Hasit”.
Cikli II: Ritualet e martesës:
Lindita AHMETI: “Dita e dasmës. Pse e enjtja e jo e diela? ”
Angjelina HAMZA HASANAJ: “Martesa mes traditës dhe bashkëkohores”
Vebi BEXHETI: “Momenti i vajzës kur bëhet nuse, ndarja nga prindërit dhe pritja e saj në familjen e burrit në dasmën e Veshallës”
Krenar DOLI: “Përgatitja e pajës (çejzit) në dasmën e qytetit të Gjakovës”
Bekim VISHAJ: “Dasmat tradicionale në Dukagjin dikur – sot vetëm trashëgimi kulturore”.
13.00-14.00 h. – Koktej
14.00-16.00 h. – Sesioni i dytë
Drejtues të sesionit të dytë: Angjelina Hamza Hasanaj dhe Nevrije Ismaili
Rini USEINI: “Ceremonitë rituale pas dasmës tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut”
Gureta BAJRAMI BREZNICA: “Humori në këngët dhe ritet martesore shqiptare në rajonin e Kumanovës”
Minir ADEMI: “Dasmat tradicionale shqiptare në rajonin e Likovës”
Visar MUNISHI: “Vizualizimi i ritualit të Kanagjeqit”
Jesir HOXHA: “Këngët e dasmës në krahinën e Dërvenit”.
Cikli III: Ritualet e vdekjes:
Vlorë FETAJ BERISHA: “Mënyrat e kumtimit të vdekjes në traditën shqiptare”
Emine SHABANI: “Ritualet e vdekjes dhe vajet në traditën popullore shqiptare”
Jeton SALLAHU dhe Burim REXHEPI: “Një histori e shkurtër për sarkofagët nga Vushtria, sarkofagët në truallin Iliro-Dardan”
Musli EMINI: “Kultura mortore në Preshevë”
Ardian RAMADANI: “Ritet e ciklit jetësor: lindja, martesa dhe vdekja tek shqiptarët, me theks të veçantë vdekja e ushtarëve shqiptarë gjatë kohës së Jugosllavisë“
16.00-16.30 h. – Diskutime dhe konkluzione
Kohëzgjatja e prezantimit të kumtesave: deri në 10 min.
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup
Adresa: “Bulevardi Ilinden”, nr. 99, Shkup, Maqedonia e Veriut