Shkup, 26 shkurt 2023 – Në kuadër të aktiviteteve përmbyllëse të mandatit katërvjeçar si drejtor i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Prof.dr. Ylber Sela, vizitoi ITSHKSH, me ç’rast homologut të tij ,drejtorit Prof.dr. Skender Asanit ia dorëzoi një raport të punës katërvjeçare, me theks të posaçëm në fushën e bashkëpunimit të dyanshëm institucional.
Agjencia e Zbatimit të Gjuhës dhe ITSHKSH kanë qenë dy institucionet që mbeten model i bashkëpunimit dhe kjo falë angazhimit të drejtuesve të këtyre dy institucioneve. Në këtë drejtim Prof. Sela listoi një sërë aktivitetesh e projektesh të ITSHKSH ku prania e tij dhe e bashkëpunëtorëve të tij me angazhime konkrete ka qenë evidente për katër vite me radhë.
Duke u nisur nga nevoja e avancimit të kulturës, gjuhës, dijes dhe traditës shqiptare, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës dhe ITSHKSH kanë qenë të koordinuara që këto çështje të kenë trajtim sa më shkencor dhe gjithpërfshirës. Kjo ka qenë arsyeja që jo pak aktivitete shkencore e kulturore mbajnë vulën e organizimit të përbashkët të këtyre dy institucioneve.
Në pëmbyllje të mandatit të tij katërvjeçar në krye të Agjencisë e Zbatimin të Gjuhës, Ylber Sela, falenderoi kolegun e tij, Skender Asanin, për gatishmërinë dhe mirëkuptimin për një bashkëpunim tepër korrekt, i cili duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen, me vizione e plane të reja.