Në përputhje me nenin 149 të Ligjit për arsimin e lartë (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 82, datë 8.5.2018) dhe nenin 16 të Statutit të IPSH Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, publikohet
K O N K U R S
për regjistrimin e studentëve në ciklin e dytë të studimeve në programet studimore
„Kulturologji” dhe
„Historia nacionale e e shqiptarëve në Maqedoni shek. XIX dhe XX ”
në IPSH Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, për vitin akademik 2025/2026
- Numri i studentëve
Në IPSH Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, në programin studimor të ciklit të dytë të studimeve për vitin akademik 2025/2026 mund të regjistrohen numri i ardhshëm i studentëve në:
– Kulturologji – 20 studentë dhe
-„Historia nacionale e e shqiptarëve në Maqedoni shek. XIX dhe XX ” – 20 studentë
- Kohëzgjatja e studimeve në semestra
Studimet zgjasin 2 (dy) semestra
III. E drejta për të aplikuar
Kandidatët që plotësojnë kushtet e mëposhtme kanë të drejtë të aplikojnë:
– Ciklin e parë të studimeve të përfunduar (240 ECTS);
– Njohuri të një prej gjuhëve botërore (certifikatë nga një institucion i arsimit të lartë ose shkollë e akredituar e gjuhëve të huaja);
– Fusha shkencore – shkencat humane/sociale;
– Mesatarja e arritur e ciklit të parë të studimeve 8.00 ose të paktën 7.00 me rekomandime nga dy punëtorë shkencorë të fushës përkatëse, ose dy punime të botuara në një revistë shkencore.
- Dokumentacioni për aplikim dhe regjistrim
Aplikimi bëhet në IPSH Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Përgjatë aplikimit për regjistrim, kandidatët dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
– Formular regjistrimi;
– Dokument origjinal për studimet e përfunduara të ciklit të parë (diplomë ose certifikatë);
– Biografi e shkurtër (CV);
– Certifikatë e njohjes aktive të një gjuhe të huaj;
– Vërtetim për pagesën e taksës administrative në shumë prej 50,00 denarëve (Formulari PP 50: Emri i pranuesit: Llogaria e Thesarit; Banka e pranuesit: BPRMV; Llogaria e transaksionit 100-0000000-630-95; Llogaria e pagesës 840- HHH- 03161 Llogaria 722313 00)
– Rekomandime nga punonjësit mësimorë ose shkencorë (nëse ka të tillë);
– Lista e punimeve profesionale ose shkencore dhe një kopje e tyre (nëse kandidatët i kanë ato);
– Dokumente për çmime të mundshme, mirënjohje dhe dokumente të tjera.
Gjatë regjistrimit, kandidatët e pranuar dorëzojnë:
– Indeksin dhe fletët e regjistrimit;
– Dy foto (3,5 x 4,5).
- Kostoja e shkollimit
Kostoja e shkollimit është 1450 euro në vlerë të denarëve.
Në shumën totale është përfshirë edhe mbrojtja e tezës së magjistraturës.
- Afate për aplikim dhe regjistrim
Afati i parë për regjistrim
- Aplikimi i kandidatëve 1 – 10.10.2025
- Regjistrimi i kandidatëve 14-15.10.2025
Afati i dytë për regjistrim
- Aplikimi i kandidatëve 2-5.2.2026
- Regjistrimi i kandidatëve 11-12.2.2026
- Afati i dytë i regjistrimit do të realizohet për programin studimor te e cila s’janë plotësuar kuotat e konkursit dhe për të cilat ka kushte për fillimin dhe zhvillimin e mësimit në semestrin veror.
Pas realizimit të afatit të parë të regjistrimit, për vendet e paplotësuara të programit studimor, Instituti do të publikojë në faqen e tij të internetit numrin e vendeve të lira për aplikim në afatin e dytë të regjistrimit për vitin akademik 2025/2026.
Dokumentet dorëzohen në adresën e mëposhtme: IPSH Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, bulevardi Ilinden, nr.99 Shkup, nr. postal 171 ose personalisht në Arkivin e Institutit.
ITSH Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup