“ZHVILLIMI I KULTURËS MEDIATIKE TEK PUBLIKU” – DEBAT NË ITSHKSH

Mediat dhe gazetarët, aleatët tanë më fisnik
“Rrallë herë që ndonjë art tjetër ka pasur dhe ka një privilegj të tillë sa të ketë një efekt kaq të drejtpërdrejtë dhe sugjerues në mendjet dhe emocionet e shumë njerëzve njëherësh, në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend, sikur i mbetet shkencave të komunikologjisë, lajmit, informacionit, mediave, gazetarëve, dhe këtë art si të tillë, të kompletuar t’ua dorëzojmë publikut”, nënvizoi Dr. SkenderAsani
Shkup, 29 maj – Në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, ka filluar debati në kuadër të projektit “Zhvillimi i kulturës mediatike tek publiku” me panelistë nga vendi dhe rajoni. Bartës e këtij projekti është Mr. Valdeta Hajdari Kasapi, asistente hulumtuese në ITSHKSH, kurse panelistë janë Panelistë: Xhymret Veliu, ligjërues në Universitetin AAB – Prishtinë, kryeredaktor në RTK, Sonila Meço, Sonila Meço, drejtore ekzekutive e “Tempora” në TV Ora News-Shqipëri, Dr. Hidajete Azizi, bashkëpunëtore e lartë shkencore në ITSHKSH.
“Duke e pasur parasysh ndikimin e fuqishëm të gazetarisë dhe të mediave ndaj publikut, çdo ditë e më shumë po shtohet interesimi për edukim dhe arsimim për një gazetari të mirëfilltë, e cila do të mbështetej në parimet bazike profesionale. Mirëpo, sa po respektohen këto parime? Duke qenë të vetëdijshëm për këtë, nuk mund të qëndrojmë duarkryq dhe soditës të shkeljeve reale. I pashmangshëm do të jetë kontributi i ITSHKSH-së në këtë drejtim, para së gjithash përmes organizimit të tubimeve shkencore, konferencave, sesioneve, paneleve, diskutimeve, ligjëratave e të ngjashme. Sigurisht, qëllimi ynë është që me kapacitetin tonë që kemi, me plane edhe më të mëdha në të ardhmen, t’i dalim në krah medias dhe gazetarisë, por kuptohet edhe publikut i cili luan një rol të rëndësishëm në shoqëri”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin për domosdoshmërinë e mbajtjes së këtij debati.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Dr. Skender Asani, drejtor i ITSHKSH-së, pasi foli për rëndësinë e veçantë të mediave, veçmas të gazetarëve për vet ITSHKSH-në, tha se kjo është dëshmuar çdoherë duke i ftuar ata në çdo punë që bën Instituti, çdo manifestim, t’a ndajmë së bashku me ndjekësit e Institutit, me shkencëtarët që lanë gjurmë në botën shkencore, ata që janë të gjallë dhe ata të cilët nuk janë në mesin tonë, t’a ndajmë me bashkëpunëtorët tanë të jashtëm, të rajonit,por edhe më gjërë. Duke shkuar aq larg, tha Asani, në vitin e kaluar realizuam edhe një studio e cila do t’ua lehtëson mediave dhe gazetarëve të informuarit shkencorë. Komunikologjisë dal nga dalë po i japim një vend të cilin e ajo e meriton në Institutin tonë.
Më tej Dr. Asani e citoi shkrimtarin e famshëm hispanoamerikan, Gabriel Garcia Marquez teksa thoshte: “Kur pyeta njëherë në një Universitet të Kolumbisë se çfarë provimesh aftësie apo të karakterit profesional iu nënshtrohen personat që dëshirojnë të studiojnë pë gazetari, përgjigja që mora ishte e prerë: “Gazetarët nuk janë artistë.” Në njëfarë mënyre, tha Dr. Asani, këto pikëpamje ushqehen nga bindja se gazetaria e shkruar është një zhanër letrar.Trajtohej si profesion i cili duhet mesuar rruges, apo edhe i barazuar dhe i krahasuar me cilin do lloj zanati tjeter. Më në fund mediat dhe gazetaria duhet të trajtohen si profesion i cili duhet analizuar veçmas, me program të vacant arsimor.
“Mediat, gazetarët pavarësisht kritikave që ballafaqohet qoftë ato pozitive apo negative, megjithatë edhe ato kërkojnë mbështetje, në këtë rast mbështetësit më të mëdhenj për ata do të jemi ne së bashku me studiuesit shkencorë. Si?! Duke i nxjerrur para vetes të gjitha mangësitë që vrasin atë dhe opinionin, duke hulumtuar se si mundet ti zbusim plagët, duke kuruar ato me anë të manifestimeve, organizimeve, konferencave, paneleve, ligjërimeve të studiuesve shkencoreqoftë të vendit, rajonit, apo edhe ekspert evropian të kësaj fushe.
Këto projekte të cilat po realizohen nga Instituti po japin një kahje të re, po hapin një dritare me çka mua si drejtues i këtij Instituti si dhe Këshillit drejtues, studiuesve shkencorë t’u jep përpos detyrim apo obligim edhe përgjegjësi, ndaj kësaj shkence të vjetër me definicion të ri të këtij shekulli, Shkencës së Komunikologjisë.
Duke e pasur të qartë se mediat dhe gazetarët kanë një partner të përhershëm, e ata jeni ju si audiencë, jemi ne, atëherë sot në këtë promovim të projektit këta studiues shkencor kanë vendosur t’a trajtojnë temën e qasjes së përkushtimit të kësaj audience, duke bërë krahasime në nivelin arsimor, edukativ, gjuhës në media si dhe “Zhvillimin kulturor të mediave ndaj publikut apo audiencës” .
Rrallë herë që ndonjë art tjetër ka pasur dhe ka një privilegj të tillë sa të ketë një efekt kaq të drejtpërdrejtë dhe sugjerues në mendjet dhe emocionet e shumë njerëzve njëherësh, në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend, sikur i mbetet shkencave të komunikologjisë, lajmit, informacionit, mediave, gazetarëve, dhe këtë art si të tillë, të kompletuar t’ua dorëzojmë publikut”, nënvizoi Dr. Skender Asani, drejtor i ITSHKSH.
Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

KUAZAT HUMANE TË NËNË TEREZËS, UDHËRRËFYES PËR TË SOTMEN DHE TË ARDHMEN TONË

KUAZAT HUMANE TË NËNË TEREZËS, UDHËRRËFYES PËR TË SOTMEN DHE TË ARDHMEN TONË Sot në …