Vizitë e ambasadorit bullgar, z.Ivan Petkov, në ITSHKSH

amb.bull.1

Shkup, 05.03.2015 – Sot Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, e vizitoi Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Shkup, z. Ivan Petkov, i shoqëruar nga Sekretari i parë i ambasadës, z. Angel Banxhov.

Drejtori i ITSHKSH-së, Dr.Skender Asani, theksoi se ka një vazhdimësi të bashkëpunimit mes shqiptarëve dhe bullgarëve që nga periudha e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, kur një numër i madh i rilindësve tanë e zhvilluan veprimtarinë e tyre në Sofje, përmes klubeve, librave e gazetave. Ndërsa, tani interesi i përbashkët është që të zhvillohen këto lidhje në sferën e shkencës, arsimit e kulturës.

Ambasadori bullgar, duke uruar për punën e deritashme të Institutit, thekosi se Ambasada e Bullgarisë, do të angazhohet që të jetë një urë lidhjeje mes ITSHKSH-së, institucioneve shkencore dhe arkivave bullgare, kur ka material të bollshëm edhe për historinë, kulturën dhe të kaluarën e shqiptarëve dhe bullgarëve. Ai me këtë rast, për bibliotekën e ITSHKSH-së dhuroi disa libra të rëndësishëm dhe të vjetër nga sfera e historisë.

Gjatë takimit u konkludua, që në të ardhmen të ketë pjesëmarrje të përbashkëta të kuadrit arsimor e shkencor në disa organizime kulturore dhe shkencore në Shkup dhe Sofje. /www.itsh.edu.mk/

amb.bull.2

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Ftesë: Ekspozita “55 – vjetori i ndihmës amerikane për Shkupin”

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, ka nderin t’Ju ftojë në …

Lini një Përgjigje