Urime 105 vjetori i Kongresit të Manastirit

kongresit_te_manaInstituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore i Shqiptarëve të Maqedonisë në Shkup, të gjithë shqiptarëve kudo që gjenden ua uron Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, 22 Nëntorin, e cila është edhe festë shtetërore për shqiptarët e Maqedonisë.

Pikërisht me këtë datë të rëndësishme, përkon edhe përvjetori i gjashtë i themelimit të institutit tonë shkencor, i cili nga dita në ditë po shënon suksese të reja në fushën e shkencës dhe kulturës shqiptare.

Urojmë që Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, të jetë edhe një shtysë më tepër drejt rezultateve të reja në të gjitha sferat. /ITSHKSH/

—————————————————————————————————————————————

 

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Nisi projekti “Instituti dhuron libra!”

  Shkup, 22.01.2020 – Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve- Shkup nisi realizimin …

Lini një Përgjigje