UNT dhe ITSHKSH, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

unt1

Shkup, 4.4.2017 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqiptarëve në Shkup, sot nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, e cila mëton të sigurojë cilësi të re në zhvillimin e shkencës dhe arsimit të lartë shqip në Shkup dhe Republikën e Maqedonisë.

Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, prof.dr. Azis Pollozhani, tha se bashkëpunimi në mes të dy institucioneve, do të mundësojë ngritje në cilësinë e arsimit të lartë shqip në Shkup, përmes projekteve të përbashkëta dhe programeve të reja studimore. “Njëherit, specifikat e veçanta të fushave përkatëse studimore, natyrshëm do të mundësojnë zgjerimin e spektrit për studime në të gjitha ciklet edhe në kryeqendrën tonë”, tha rektori Pollozhani.

Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqiptarëve në Shkup, prof.dr.Skender Asani, u shpreh se kjo marrëveshje kanalizon bashkëpunimin konkret të këtyre dy institucioneve shumë të rëndësishme shqiptare në kryeqytetin e Maqedonisë. “Ky pra është një parakusht për të konkurruar në tregun e dijes në përmasa më të gjëra rajonale dhe botërore”, tha drejtori Asani.

Marrëveshja parasheh bashkëpunimin edhe në shkëmbimin e kuadrove, studentëve dhe përvojave në fusha të veçanta të cilat do të jenë shumë atraktive për gjeneratat e reja të studentëve.

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Libri dhe ekspozita “Rrugëtimi”, të enjten në Prishtinë dhe në Shkup

Në përkujtim të 79 vjetorit të Natës së Kristaltë, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.