U zhvillua projekti “Zhvillimi i kulturës mediatike dhe promovimi i kulturës në media”

Shkup, 11-12 nëntor 2019 – Dy ditë me radhë në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, u zhvillua projekti “Zhvillimi i kulturës mediatike dhe promovimi i kulturës në media”, i financuar nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Aktiviteti nisi me hapjen e studios së re të Institutit, me kamera dhe pajisje moderne teknike, e cila do të shërbejë për nevojat e hulumtuesve shkencorë dhe për pasqyrimin e aktiviteteve të Institutit.

Më pas, nën drejtimin e koordinatores së këtij projekti, Valdeta Hajdari-Kasapi, u zhvillua panel diskutimi me temë “Zhvillimi i kulturës mediatike dhe promovimi i kulturës në media”, ku morën pjesë ekspertë të njohur nga fusha e gazetarisë, si: Augustin Palokaj, Afrim Gjonbalaj, Valentina Saraçini, Sefer Tahiri e Sevdail Demiri.

Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, e përshëndeti këtë aktivitet, si një mundësi më tepër për shtjellimin e temave të ndjeshme kulturore, si dhe pasqyrimin e tyre në media.

Ndërsa, në ditën e dytë, u zhvillua, ligjërata për paraqitje publike me ekspertë nga kjo fushë, si Irena Jakimova dhe Kosta Karpuzovski, ku të pranishmit, kryesisht studentë të mediave e komunikimit, u pasuruan me certifikata.

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

KUAZAT HUMANE TË NËNË TEREZËS, UDHËRRËFYES PËR TË SOTMEN DHE TË ARDHMEN TONË

KUAZAT HUMANE TË NËNË TEREZËS, UDHËRRËFYES PËR TË SOTMEN DHE TË ARDHMEN TONË Sot në …