U siguruan mbi 10 000 dokumente nga Arkivi Historik Diplomatik i Italisë

Romë, 12_22 korrik 2019 – Ekipi i hulumtuesëve i përbërë nga drejtori i ITSHKSH, Dr. Skender Asani dhe Mr. Isamet Bakiu, Asistent Hulumtues qëndruan në Romë nga 12 deri 22 korrik i 2019 ku zhvilluan një hulumtim të fondeve në Arkivin Historik Diplomatik të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë e cila siguroi një leje speciale për qasje në dokumenta të rëndësishëm për historinë e popullit shqipëtar dhe atij maqedon. Mbështetja që meriton falenderim erdhi nga Ambasada e republikës së Italisë në Shkup, Ministria e punëve të jashtme e Maqedonisë së Veriut dhe Ambasada e republikës së Maqedonisë së Veriut në Romë. Një falenderim i posaçëm i takon edhe Dott. Ssa. Stefania Ruggeri si dhe gjithë personelit në Arkivin Historik Diplomatik që na ndihmuan pa hezitim në sigurimin e kutive dhe fondeve shtesë nga të cilat u siguruan mbi 10 000 dokumente të rëndësishme për shkencën dhe historinë si dhe aktivitetet diplomatike që ndërlidhen me shqiptarët dhe maqedonasit në periudha të ndryshme historike.

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

U mbrojtën edhe dy tema magjistrature në ITSHKSH

Shkup, 15.07.2019 – Sot në sallën “W.Wilson” të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të …