U promovuan botime nga toponomastika dhe gjeo-shkenca

Shkup, 12 dhjetor 2019 – Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, u bë promovimi i dy librave për mikrotoponiminë e rajonit të Shkupit nga autori Xhemaludin Idrizi, si dhe i botimeve të fundit profesionale të “Geo-SEE Institute”.

Me këtë rast, në fillim fjalë përshëndetëse pati drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, i cili e theksoi veçanërisht rëndësinë e hulumtimeve shkencore gjuhësore në terrenin e Shkupit, nga autori Idrizi, si një kontribut i çmueshëm për zhvillimin e toponomastikës.

Më pas, kryetari i “Geo-SEE Institute”, Bashkim Idrizi, bëri një elaborim të thuktë lidhur me veprimtarinë e përgjithshme hulumtuese dhe botuese të këtij Instituti, në sferën e gjeo-shkencës.

Rreth veprës “Mikrotoponimia e Karshiakës së Shkupit” të autorit Xhemaludin Idrizi, foli recensenti Mustafa Ibrahimi, kurse rreth librit “Mikrotoponimia e Dërvenit të Shkupit”, u lexua referati i recensentit Zeqir Kadriu.

Në fund, autori Xhemaludin Idrizi falënderoi të pranishmit për prezencën dhe theksoi se këto vepra janë rezultat i një pune disavjeçare hulumtuese në terrenin e rajonit të Karshiakës dhe  Dervenit të Shkupit, të cilat plorësojnë një boshllëk në sferën e studimeve të toponomastikës.

Të gjitha botimet e promovuara sot, sipas botuesit, gjenden edhe në formatin online, prandaj ato mund të jenë të qasshme për të gjithë të interesuarit.

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

NA PRET NJË UDHËTIM I GJATË SHKENCOR NGA GONXHE BOJAXHIU TEK NËNË TEREZA

Fjalimi i drejtorit të ITSHKSH-Shkup, Dr. Skender Asani, me rastin e hapjes zyrtare të Departamentit të …