U promovua Departamenti për Trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze

Shkup, 7 shkurt – Në funksion të rritës dhe zhvillimit të vet, ITSHKSH kohëve të fundit ka jetësuar edhe një projekt shumë të rëndësishëm, që hap perspektiva të reja.
Në prani të mediave dhe përfaqësuesve të ndryshëm , të premten në Shkup ITSHKSH, ka hapur departamentin e ri që do ta hulumtojë jetën dhe veprën e Anjezë Gonxhe Bojaxhiut – Nëna Terezë.
Drejtori i ITShKSh-së, Dr. Skender Asani, tha se ne në vendlindjen e Gonxhe Bojaxhiut, këtu në Shkupin tonë të lashtë, po e hapim Departamentin për Studimin, Hulumtimin dhe Edukimin e figurës së Nënës Terezës.
“Për Nënën Terezën janë shkruar libra, janë bërë filma dhe janë zhvilluar mijëra veprimtari që lartësojnë figurën e saj, mirëpo kjo që po bëjmë ne sot mund të konsiderohet ndërmarrja më kuptimplote. Jo pse për herë të parë në botë po themelohet një department që merret ekskluzivisht me emrin dhe veprën e saj, por edhe për faktin se tash e tutje studimi dhe hulumtimi i rinisë, i përkatësisë fetare dhe familjare si dhe impakti në botë i kësaj figure kolosale do të bëhet me një përkushtim të veçantë shkencor nga ana e një institucioni, siç është ITSHKSH. E cila si pikë referimi ka vlerat e civilizimit Perëndimor dhe bashkëjetesën me kulturat dhe traditat tjera”, tha drejtori Asani. Ndërkaq ministri Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, para të pranishmëve u shpreh se sot bashkërisht po e kurorëzojmë suksesin e Departamentit për hulumtime të Nënë Terezës. “Nënë Tereza u titullua si Nëna e dashurisë, humanizmit dhe përkujdesjes. Sot me krenari mban emrin e saj klinika universitare, Universiteti më i ri publik në Shkup, gjithashtu prej sot do ta mbaj edhe Departamenti i sapo krijuar në ITShKSh-së për hulumtime me krenari emrin e saj”, theksoi ai.
Monsinjor Don Lush Gjergji, tha se dikur ëndërronim që të institucionalizohet jeta jon; shoqërore, por tashmë ngadalë e ngadalë, kjo ëndërr po bëhet realitet.
“Themelimi i Departamentin për Studimin, Hulumtimin dhe Edukimin e figurës së Nënës Terezës, në kuadër të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, për mendimin tim është një vepër shume e rëndësishme jo vetëm për ne si shqiptarë por për të gjithë Maqedoninë e Veriut, sepse figurat e tilla i japin njeriut dhe njerëzimit dimensione të reja të vlerave dhe virtyteve pa të cilat jeta nuk ka kuruar kuptimi dhe domethënie”, u shpreh Gjergji. Anton Sereqi, përkujtoi ish ideatorin e këtij Instituti, Arben Xhaferi, që sipas tij, u kujtua që atëherë se të gjitha punët duhet ti kryejmë përmes institucioneve. “Sot ne të gjithë jemi krenar që mund të flasim për Nënën Tereze, në mënyrë institucionale”, përfundoi Sereqi.

Fjalë përshëndetëse kishte dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj,i cili shprehu gëzimin e tij për hapjen e këtij departamenti hulumtues.
“Ju inkurajoj ta çmoni rolin, misionin, dashurin dhe paqen e saj. Gjatë kohëve të luftës në Kosovës, ishte figura e Nënë Terezës, e cila na inkurajonte që të përballemi me ato momente të vështira për popullin tonë”, u shpreh Dedaj. Në mbyllje të kësaj ngjarjeje, foli edhe Dijana Toska, ideatore dhe producente e Himnit të Nënës Terezës, e cila e çmoi lart idenë për themelimin e Departamentit për Studimin, Hulumtimin dhe Edukimin e figurës së Nënës Terezës. Sipas saj, kjo ide iu jep impuls të ri të gjithë atyre që duan të mësojnë më tepër për Nënë Terezen, kurse si shembull konkret përmendi edhe projektin që ajo e kishte ideuar dhe realizuar, i cili tash më është afirmuar ndërkombëtarisht.
Dijana Toska me këtë rast i dhuroi Himnin për Nënë Terezën, drejtori të ITSHKSH, Dr. Skender Asanin, në shenjë të simbolikës për një fillim të mbarë të këtij Departamenti që u promovua sot.

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Në Prishtinë promovohet doracaku katërgjuhësh mbi Holokaustin

Prishtinë, 9 korrik – Sot në Prishtinë, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, është promovuar doracaku …