Sesion shkencor kushtuar albanologut prof. Remzi Nesimi

Shkup, 21 mars 2019 – Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve u organizua sesioni shkencor me rastin e njëvjetorit të vdekjes së prof. Remzi Nesimit.

Pas falës hyrëse të drejtueses së departamentit të Gjuhës shqipe në Institut, Dr. Hidajete Azizi, që theksoi se ky sesion vjen si detyrim shkencor i Institutit ndaj punës së Profesorit, fjalën e mori drejtori i Institutit, Dr. Skender Asani, i cili tha se: “Sesioni shkencor kushtuar prof. Remzi Nesimit nuk është sesion shkencor vetëm për Profesorin, por është edhe simbolika e mirënjohjes për gjithë kontributin që e kanë dhënë studiuesit, arsimtarët, profesorët dhe edukatorët tanë më të mirë e më të devotshëm ndër vite”.

Pas tij fjalën e mori rektori i Universitetit “Fan S. Noli” nga Korça, Prof. Dr. Ali Jashari, i cili e shpalosi çmimin “Emblema e Universitetit FAN S. NOLI të Korçës”.

Në emër të familjes, për sesionin e organizuar, u falënderua e bija e Profesorit të ndjerë, prof. dr. Valbona Toska.

Pas kësaj, vazhdoi sesioni shkencor, ku kumtesat i paraqitën prof. Emil Lafe, prof. Olger Brame, prof. Haki Ymeri-Bina, prof. Avzi Mustafa, prof. Zeqirija Neziri, prof. Agim Poloska, prof. Asllan Hamiti, prof. Berton Sulejmani e studiues të tjerë të Maqedonisë dhe të Shqipërisë.

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Në Prishtinë promovohet doracaku katërgjuhësh mbi Holokaustin

Prishtinë, 9 korrik – Sot në Prishtinë, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, është promovuar doracaku …