Telegram urimi me rastin e muajit të Ramazanit

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, më lejoni që në emër të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, të gjithë myslimanëve t’ju uroj agjërim të lehtë dhe të pranuar te Zoti.

Le të jetë ky muaj edhe një mundësi më tepër për afrim me njëri-tjetrin, për t’i kontribuuar paqes e solidaritetit të ndërsjellë, dhe për të transmetuar mesazhe tolerance e mirëkuptimi.

Jo vetëm pastrimi fizik që ndodhë te ne gjatë këtij muaji, por edhe ai shpirtëror, le të na shërbejë për ngritjen e vlerave të larta morale e njerëzore, shtimin e përgjegjësisë dhe respektit ndaj njëri-tjetrit.

 

Me respekt,

Dr. Skender Asani, drejtor

 

 

 

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Salla e Institutit do të quhet “Presidenti Woodrow Wilson”

Me rastin e 100-vjetorit të Konferencës së Paqes, ku spikati roli i presidentit amerikan Woodrow …