Të premten promovohet libri i autorit Emin Azemi: ‘BLLACA, DHIMBJA E LIRISË’

F T E S Ë

Të nderuar,

Ju ftojmë të merrni pjesë në promovimin e librit ‘BLLACA, DHIMBJA E LIRISË’, të autorit Emin Azemi, që botohet nga ITSHKSH-Shkup, me rastin e 20-vjetorit të eksodit kosovar.

Libri i konceptuar si kronikë kujtimesh personale të autorit, dhe i kombinuar me kontribute të autorëve të tjerë, që asokohe ishin botuar në gazetën e përditshme “FAKTI”, përmban një kronikë të gjatë të ngjarjeve që lidhen me eksodin e para 20 viteve. Në shiritin e kujtesës së autorit kanë ngelur shumë detaje, rrëfime, imazhe, e mbi të gjitha shumë fytyra pleqsh të shqetësuar, tronditje grash e fëmijësh të trishtuar, dhe shumë të humbur e të hutuar në labirintin e ferrit të Bllacës, aty ku gjatë ditëve të ftohta të mars/prillit 1999 po vihej në skenë një prej tragjedive më makabre të njerëzimit.

Data: 12 prill 2019 (e premte), ora 11:00

Vendi: Salla e ITSHKSH – Shkup.

 

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Promovohet libri i Emin Azemit: “Bllaca, dhimbja e lirisë”

Shkup, 12 prill 2019 – Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve–Shkup, …