Shkupi shënoi njëqindvjetorin e çlirimit

Njëqindvjetori i çlirimit të Shkupit është pjesë e kalendarit të shënimeve shtetërore dhe është realizuar nga më shumë institucione, si komuna e Çairit, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore, Shoqata e Historianëve Shqiptarë, e të tjera

valleShkup, 12 gusht 2012 – Data e 100 vjetorit të çlirimit të Shkupit nga kryengritësit Idriz Seferi, Isa Boletini e Hasan Prishtina…, është shënuar me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe në praninë e pinjollëve të atdhetarëve shqiptarë që kontribuuan në këtë ditë, si Mehmet Prishtina – pasardhës i Hasan Prishtinës, Njazi Idrizi, pasardhës i Idriz Seferit, Gjon Ded Ukaj – pasardhës i Ded Gjo Lulit, e të tjerë.

Aktivitetet kanë nisur me meshën në gjuhën shqipe në Shtëpinë Memoriale të Nënës Terezë në Shkup, për nder të babit të Nënë Terezës – Kolë Bojaxhiu, i cili ishte themelues i bandës frymore “Zani i Maleve”, me të cilën një shekull më parë u pritën kryengritësit shqiptarë. Mesha u udhëhoq nga Don Viktor Sopi.

mesha

Me pas u promovua edhe pulla postare “Zani i Maleve”, me imazhet e pjesëtarëve të korit muzikor. Promovimi i pullës postare, për drejtorin e Postave të Maqedonisë, Rafiz Aliti është një formë për të lënë shenjë e cila do ta përkujtonte më gjatë këtë datë historike.

Zëvendëskryeministri Musa Xhaferri duke e cilësuar periudhën 1910-1912, si fillimin e një faqeje të re për historinë e shqiptarëve, është shprehur se gjithë kjo ecuri dëshmon për zhvillimin e ndërgjegjes politike kombëtare të të gjithë popullit shqiptar, pa dallime krahinore.

“Kryengritja e vitit 1912 u kurorëzua me çlirimin e Shkupit, ku ne sot shënojmë këtë datë ndërsa vetë mënyra e pritjes së kryengritësve nga ana e popullsisë, me një orkestër muzikore të cilët sot po e përkujtojmë edhe më promovimin e pullës postare, me motive të këtij grupi të formuar nga patrioti Kolë Bojaxhiu enkas për pritjen e trupave shqiptare, si dhe rrjedha e ngjarjeve historike të mëvonshme në këtë qytet për Lëvizjen Kombëtare , siç ishte Kuvendit i Shkupit disa muaj më vonë, domosdoshmërish dëshmojnë rëndësinë e 12 gushtit në historinë tonë kombëtare”, tha Xhaferi.

Mehmet-Prushtina-Ahmeti-MexhitiKryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, vuri në dukje se dominon fryma e 100 viteve më parë dhe se janë bërë përpjekjet maksimale që kjo datë të shënohet me të gjithë meritat që i takon.

100 vjetori i çlirimit të Shkupit është pjesë e kalendarit të shënimeve shtetërore dhe është realizuar nga më shumë institucione, si komuna e Çairit, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore, Shoqata e Historianëve Shqiptarë, Libraria e Çarshisë, e të tjera.

Aktivitetet kanë vijuar me defile të pinjollëve, të paraprirë me parakalimin e anëtarëve të Shoqatës së Motoristëve ‘Dardanians MC’. Ata u pritën me zurla e daulle në Çarshinë e Vjetër, për të vazhduar me vizitën në Kalanë e Shkupit, dhe me një iftar të hapur te xhamia e Murat Pashës, ku kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, kryetari i Çairit Izet Mexhiti dhe Mehmet Prishtina, ndanë mirënjohje për familjet çlirimtare.

Të gjitha aktivitetet u përmbyllën me një koncert të madh muzikor zbavitës për të rinj në Kalanë e Shkupit, me pjesëmarrjen e këngëtarëve të njohur të skenës shqiptare. /koha & itshksh/

……………………………………………………………………………………………………………………………………….

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

KUAZAT HUMANE TË NËNË TEREZËS, UDHËRRËFYES PËR TË SOTMEN DHE TË ARDHMEN TONË

KUAZAT HUMANE TË NËNË TEREZËS, UDHËRRËFYES PËR TË SOTMEN DHE TË ARDHMEN TONË Sot në …

Lini një Përgjigje