Shënohet 35 vjetori i Nobelit të Nënë Terezës

lush-gjergji11Shkup, 10.12.2014 – Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e
Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, përkrahur nga Qendra Informative Kulturore dhe Komuna e Çairit, sot shënoi 35 vjetorin e ndarjes së Çmimit Nobel të Paqes,
për shkupjanen shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza.

 

 

skenderi3Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, tha se “me marrjen e Çmimit “Nobel” nga Nënë Tereza, u vulos virtyti i njohur i shqiptarëve ndër shekuj, por që bota nuk e kishte njohur. Ne po mundohemi me të gjitha mundësitë që t’i dalim borxhit Nënë Terezës për aktivitetin e saj human, por edhe kombëtar, sepse ajo doli nga Shkupi dhe mes saj ne dëshmojmë për autoktoninë tonë iliro-shqiptare”.
Kurse, biografi personal i Nënë Terezës, Don Lush Gjergji, tha se “ne si shqiptarë e kemi një trashëgimi të pasur kulturore dhe shpirtërore nëpërmes Nënës Terezë, sepse bota na njohu në thelbin e asaj çka vërtet ne jemi si popull iliro-shqiptarë, me një histori, traditë dhe kulturë shumëshekullore, me figura të mëdha për të cilat bota na ka lakmi”.
Manifestimin e përshëndeti edhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe aktivisti Anton Sereçi.
Paraprakisht, biografi personal i Nënë Terezës, Don Lush Gjergji, i shoqëruar nga kryetari i Shoqatës Humanitare “Nënë Tereza” për Kosovë, vizitoi Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, ku bisedoi me drejtorin dhe punëtorët shkencor të Institutit, lidhur me dimensionin e gjerë human të nobelistes shqiptare Nënë Tereza.

Doreshkrimi-i-Nene-TerezesMe këtë rast, Don Lush Gjergji, bibliotekës së Institutit i dhuroi disa nga botimet e tij të fundit lidhur me Nënë Terezën, si dhe evokoi kujtime nga jeta dhe vepra e saj. Ai veç tjerash prezantoi edhe dorëshkrimin e vetë Nënë Terezës, që e kishte shkruar në një fletë të bardhë të Dom Lush Gjergjit, pas marrjes së Çmimit Nobel në Oslo. Letra fillon me fjalët “Une gjithmon e kam në zemër popullim tem shqiptar…” dhe në fund nënshkrimi “M Teresa Bojaxhiu”.
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza, u lind në Shkup më 26 gusht të vitit 1910, kurse vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkutë të Indisë. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, kishte deklaruar: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”. www.itsh.edu.mk

 

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Republika e Kosovës është fqinj verior i Republikës së Maqedonisë së Veriut!

(në vend të reagimit) Këto ditë doli nga shtypi “Atlasi gjuhësor i dialekteve maqedonase” (Лингвистички …