Projekt për zbardhjen e gjenocidit të Serbisë në Kosovë (1998–1999)

hk

Shkup, 2 dhjetor 2015 – Sot Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, e vizitoi Prof.Dr.Haki Kosumi, nga Instituti i Historisë së Kosovës, dhe kryetar i Këshillit Kordinues të Familjarëve të Personave të Pagjetur të Kosovës.

Kosumi e njoftoi drejtorin e ITSHKSH-së, Dr.Skender Asani, lidhur me projektin e ri të mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Teknologjisë së Kosovës, me titull: “Krimet e lufës dhe gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998 – 1999”.

Në këtë projekt do të punojë një ekip hulumtuesish profesionistë të Kosovës prej 7 anëtarëve, ndërsa do të jenë edhe dy konsulentë të jashtëm, nga Tirana dhe Shkupi. Konkretisht, bëhet fjalë për Akademik Marenglen Verli nga Tirana dhe Dr. Skender Asani nga ITSHKSH nga Shkupi.

Projekti ka për qëllim zbardhjen e krimeve të luftës dhe gjenocidin serb ndaj Kosovës në vitet 1998 – 1999.

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Debat mbi rolin e Islamit në mbrojtjen e identitetit kombëtar

Staten Island – Gjatë “Javës kulturore shqiptare në SHBA”, mbrëmë (13 shtator) Instituti i Trashëgimisë …

Lini një Përgjigje