Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni (ITSHKSHM), me seli në Shkup, është institucioni i parë dhe i vetëm në Republikën e Maqedonisë, i cili merret me ruajtjen, kultivimin dhe avancimin e trashëgimisë kulturo-historike të shqiptarëve në këtë pjesë të Ballkanit.

ITSHKSHM u themelua me vendim të Qeverisë së Maqedonisë, më 27.03.2007, si institucion publik shkencor, dhe u përurua solemnisht më 22 nëntor të vitit 2007, me rastin e 99 vjetorit të Kongresit të Alfabetit shqip të Manastirit. Është njëri nga shtatë institutet publike shkencore në Republikën e Maqedonisë, puna e të cilit rregullohet në bazë të Ligjit për veprimtari hulumtuese-shkencore.


Selia e parë ku u vendos ky institut ishte në Kurshumlihan të Çarshisë së Vjetër, ndërsa tani ndodhet në objektin e ish-ambasadës amerikane në Shkup, i pajisur me inventar dhe kushte relativisht të mira të punës kërkimore-shkencore. Prej themelimit e deri më tani, ITSHKSHM u drejtua nga Dr.Mirushe Hoxha, Dr.Ramiz Abdyli, Dr.Naim Halimi (u.d.), Dr.Shefqet Zekolli, ndërsa drejtor aktual është Dr.Skender Asani.

Në këtë institut janë të angazhuar afër 20 punëtorë, kryesisht magjistra dhe doktorë të shkencave filologjike dhe historike. Në kuadër të ITSHKSHM-së, funksionojnë pesë sektorë:
  • Sektori i gjuhës shqipe
  • Sektori i letërsisë shqipe
  • Sektori i historisë së shqiptarëve në Maqedoni dhe i lëvizjeve demografike
  • Sektori i etnologjisë, historisë së artit dhe arkitekturës popullore
  • Sektori i lidhjeve të ndërsjella kulturore, historike dhe gjuhësore mes shqiptarëve dhe maqedonasve me popujt tjerë të rajonit


  • ITSHKSHM ka organin e vet, revistën shkencore ‘Studime albanologjike’, në të cilën botohen materiale nga sfera të ndryshme të gjuhësisë, letërsisë, folklorit, etnologjisë, historisë, etj., që ndërlidhen me albanologjinë dhe përgjithësisht shqiptarët e këtyre trevave.
    Prej vitit 2014, Ministria e Arsimit të Republikës së Maqedonisë, ka akredituar studimet pasdiplomike në ITSHKSHM. Programet studimore janë dyvjeçare, sipas sistemit të kredive ECTS, në drejtimet: Gjuhë shqipe, Letërsi shqipe, dhe Histori e marrëdhënie ndërkombëtare.

    ITSHKSHM ka bashkëpunim të ngushtë me shumë institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare, që për fokus të interesimit kanë ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore.



    -----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
    The Institute of Spiritual and Cultural Heritage of the Albanians – Skopje, (The ITSHKSH), was established in 2007 by the Government of the Republic of Macedonia. It has five departments:
  • Department of Albanian Language;
  • Department of Albanian Literature;
  • Department of History of the Albanians in Macedonia and demographic movements;
  • Department of Ethnology, History of Art and People‘s Architecture;
  • Department of Cultural, Historical and Linguistic Relations between Albanians/ Macedonians and other nations in the region.

  • As well as conducting research in the above-mentioned sectors, the Institute publishes books, monographs and collections of sources. Further, it organises conferences, whose proceedings are usually subsequently published in collections. It issues two periodicals: “Studime Albanologjike” [Albanological Studies] and “Scupi” [Skopje].

    www.itsh.edu.mk

    E-mail: kontakt@itsh.edu.mk

    Ekspozita dhe libri dokum...

    Nju Jork, 9-16 maj – Në vigjilje të Ditës ndërkombëtare kundër fashizmit, sot në Nju Jork të SHBA-ve u hap ekspozita dhe u promovua libr

    Lexo më shumë
    Shpërndaje:

    Takimi i familjeve Meliqi...

    Pas shumë dekadave, në Shqipëri vjen anëtarja e gjallë e familjes hebreje Eni (Ester) Frances, e cila në pranverën e vitit 1943, kishte shpëtuar falë guximit të Veli Meliqit, i cili nga Shkupi e kishte nxjerrë andej kufirit familjen pesëanëtarëshe të kryefamiljarit Mois Frances. Ditë më parë në Pogradec takohen miqësisht Ramadan Meliqi (djali i Veli Meliqit), dhe Eni (Ester) Frances, e s

    Lexo më shumë
    Shpërndaje:

    Ftesë – ligjërat...

    Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) - Shkup, në bashkëpunim me Institutin Ballkanik për Fe dhe Kulturë (IBFK) - Shkup, organizon ligjëratën tematike nga ana

    Lexo më shumë
    Shpërndaje:

    UNT dhe ITSHKSH, nënshkr...

    Shkup, 4.4.2017 - Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqi

    Lexo më shumë
    Shpërndaje: