Njëqindvjetori i çlirimit të Shkupit, Zekolli e Asani në Junik

“Manifestimi mbahet me 12 gusht dhe ka për qëllim ringjalljen e Shkupit Shqiptar njësoj si para 100 viteve. Kjo ftesë vjen e veçantë për Kryetarin dhe junikasit, meqë 100 vjet më parë kur edhe u mbajt Kuvendi i Junikut nga kryengritësit atë botë, vendimet e marra në Kuvend ishin të shumta ku një prej këtyre vendimeve ka qenë çlirimi i Shkupit”, thuhet në komunikatën e komunës së Junikut

junik2Junik-Kosovë, 2 gusht 2012 – Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Shefqet Zekolli dhe kryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, Skender Asani, kanë qëndruar dje në Komunën Junik të Kosovës, ku janë pritur nga kreu i saj, Agron Kuçi.

Qëllimi i kësaj vizite, siç informojnë nga Komuna Junik, ka qenë përvjetori 100-të i çlirimit të Shkupit, me ç`rast Zekolli dhe Asani kanë ftuar në Shkup në manifestimet për këtë përvjetor kryetarin Kuçi.

“Manifestimi mbahet me 12 gusht dhe ka për qëllim ringjalljen e Shkupit Shqiptar njësoj si para 100 viteve. Kjo ftesë vjen e veçantë për Kryetarin dhe junikasit, meqë 100 vjet më parë kur edhe u mbajt Kuvendi i Junikut nga kryengritësit atë botë, vendimet e marra në Kuvend ishin të shumta ku një prej këtyre vendimeve ka qenë çlirimi i Shkupit”, thuhet në komunikatën e komunës.

junik

Në këtë takim, i pranishëm ka qenë edhe pinjolli i familjes së Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina, të cilit Kuçi ia ka dorëzuar post-mortum çmimin “Kuvendi i Junikut” dedikuar kontributit të Hasan Prishtinës 100 vjet më parë. Komuna e Junikut në ditët e manifestimi të 100 vjetori të Kuvendit të Junikut ka ndarë çmime për personat dhe familjarët të cilët kanë kontribuar atë botë, për çlirimin e trojeve shqiptare. Manifestimi i 100 vjetorit të Kuvendit të Junikut është mbajtur nga 21 -25 Maj dhe është organizuar nën Patronatin e Kryeministrit të Republikës së  Kosovës dhe Komunës së Junikut. /zhurnal/

……………………………………………………………………………………………………………………………………….

 

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Nisi projekti “Instituti dhuron libra!”

  Shkup, 22.01.2020 – Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve- Shkup nisi realizimin …

Lini një Përgjigje