????????????????????????????????????

Një vajzë e botës sonë dhe një nënë e mbarë botës – Shën Nënë Tereza

Shkup, 19.11.2020 – Aktiviteti i pestë me radhë në kuadër të manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit” në ITSHKSH-Shkup, iu kushtua njërës nga figurat më të mëdha të njerëzimit – Shën Nënë Tereza.

Drejtori i Institutit, Skender Asani, theksoi iniciativat e ndërmarra kohën e fundit nga ana e Institutit, për ndriçimin dhe jetësimin e figurës së shkupjanes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu. “Të parët në rajon hapëm departamentin për hulumtimin e trashëgimisësë së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, botuam vepra origjinale dokumentare për familjet katolike shqiptare të Shkupit, si dhe e kthyem gjuhën amtare të Gonxhes në Sheshin e Shkupit”, u shpreh Asani.

Një emër i njohur i letërsisë shqipe, autor i dhjetëra veprave letrare, studimeve e përkthimeve referenciale ku spikatë figura e Nënë Terezës, profesor i katedrave universitare në Kosovë, Gjermani e Kalabri, Anton Nikë Berisha, shpërfaqi disa dromca intersante nga jeta dhe vepra e Nënë Terezës. Ai nënvizoi se dimenzioni bamirës nuk është ai më kryesori që ngërthen personalitetin e Nënë Terezës, por flijimi dhe sakrifica e saj e pazakontë për të tjerët.

Publicisti Emin Azemi, u paraqit me temën “Reflektimi i figurës së Nënë Terezës në ndërtimin e kauzave civilizuese”, duke theksuar shumëdimensionalitetin e figurës së Nënë Terezës, jo vetëm se në rrafshim human, por edhe atë kulturor, arsimor, social, misionar, etj.

Referuesi tjetër ishte Demush Bajrami, i cili madje si aktivist i ri shoqëror dhe humanitar, ishte i burgosur për shkak të një aksioni bamirësie për të ndihmuar vëllezërit në Kosovë në vitin 1990, me SHHB “Nënë Tereza”. Aktualisht doktor i shkencave sociale dhe profesor në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, referoi në temën “Nënë Tereza, shembull unik i altruizmit njerëzor”.

Të gjitha punimet e prezantuara do të botohen në edicionin e radhës të “Ditëve të Alfabetit”.

Ndërsa, dita e nesërme i kushtohet një iluministeje të ditëve tona, studiueses së njohur të letërsisë shqiptare, akademike Floresha Dado.

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????

 

Shikoni gjithashtu

Ndërroi jetë studiuesja, poetja dhe përkthyesja Lindita Ahmeti, një humbje e madhe për shkencën dhe letërsinë

Shkup, 9 prill 2024 – Mbrëmë ndërroi jetë punëtorja shkencore e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore …