Një fond i veçantë libror në ITSHKSH, me emrin Ahmet Hajdari

Shkup, 28.12.2018 – Familja e Ahmet Hajdarit, profesor i gjuhës frënge dhe autor i librave shkollor “Je parle, Je lis, J’ecris”, me të cilat është mësuar gjuha frënge në mbarë Maqedoninë, vendos dhe dorëzon të gjitha veprat e tija  Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni. Përveç kësaj, familja e tij dorëzoi edhe gjithë fondin e librave dhe dorëshkrimeve të cilat kanë qenë në përdorim të tij.

“Kjo për ne si pasardhës të tij është një moment sa i ndjeshëm e prekës, aq edhe ndjenjë krenarie apo edhe qetësie shpirtërore, sepse një pasuri e tillë do të qëndrojë përgjithmonë në këtë Institut ku gatuhet shkenca dhe profesionalizmi, prej këtu fillon e ardhmja e jonë dhe e gjeneratave që vijnë pas. Besoj se kjo do të jetë një vepër nxitëse edhe për intelektualët tjerë që në këtë vatër shkencore të japin kontributin e tyre”, tha pasardhësja e Ahmet Hajdarit, Valdeta Kasapi.

Drejtori i Institutit, Skender Asani, theksoi se: “Ky besim i yni me punën tonë ka rezultuar që shumë familje dhe shumë veprimtarë të cilët më nuk jetojnë më, t’i besojnë Institutit, gjithë veprimtarinë disadekadëshe të prindërve të tyre, t’i dhurojnë  librat, dokumentet në dorëshkrim të cilat për Institutin janë të domosdoshme”.

Kështu, në kuadër të bibliotekës shkencore të ITSHKSH-së, tani e tutje do të krijohet një fond i veçantë libror që do ta bartë emrin Ahmet Hajdari.

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

2018 – Viti i projekteve dhe sukseseve të ITSHKSH-së

Shkup, 24  dhjetor 2018 – Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve …