Nismë për mbrotjen ligjore të gjuhës shqipe

222

Shkup, 11.12.2015 – Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, sot vizitoi Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shku, ku u takua me drejtorin Dr.Skender Asani.

Në këtë takim, ministri Ademi dhe drejtori Asani biseduan për kërkesën e Institutit për licencimin e lektorëve të gjuhës shqipe.

Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, tha se një nga synimet tona kryesore është mbrojtja e trashëgimisë tonë kulturore e shpirtërore, ku bie edhe gjuha shqipe, e cila duhet të mbrohet në mënyrë institucionale. “Instituti jonë ka kapacitete profesionale – shkencore për ta jetësuar nismën e mbarë për mbrojtjen ligjore të gjuhës shqipe, përkatësisht licencimin e lektorëve të gjuhës shqipe. Ky është edhe një hap i rëndësishëm drejt zyrtarizimit të plotë të gjuhës shqipe në Maqedoni”, theksoi drejtori Asani.

Ministri Ademi tha se është obligim i yni që të kujdesemi për përdorimin e gjuhës standarde shqipe dhe drejtshkrimin e saj. “Gjatë kësaj vizite, diskutuam rreth nismës për hartimin e një plani konkret për përdorimin e gjuhës standarde shqipe dhe mbrojtjen e saj. Ky plan përfshin disa faza, prej themelimit të një sektori të veçantë në Institut, e deri te licencimi i lektorëve. U dakorduam që të formojmë një grup punues me përfaqësues të Institutit, MASH-it, Ministrisë së Kulturës dhe Sekretariatit për Implementimin e MO-së, të cilët do të hartojnë një plan për implementimin e kësaj ideje. Në të ardhmen do të jetë obligim i çdo institucioni që e përdorë gjuhën shqipe në punën e saj, që të konsultojë ose punësojë lektorë të gjuhës shqipe, ose të merr pëlqim nga Instituti për tekstet që i publikojnë”, tha ministri Ademi, sipas të cilit MASH-i do të përkrah realizimin e këtij projekti.

“Instituti është institucion kompetent për mbrojtjen e trashëgimisë së shqiptarëve, kurse gjuha shqipe është shtylla e identitetit kombëtar, prandaj ky institucion duhet deri në fund të angazhohet në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe si komponent e rëndësishme në identitetin tonë kombëtar”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi.

Me këtë rast, ministri Ademi, drejtorit të Institutit, Asani, i dhuroi kopje të Rezolutës së miratuar në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, mbajtur në Tiranë në vitin 1972, si hap i parë drejt realizimit të këtij projektit për mbrojtjen dhe përdorimin e drejtë të gjuhës shqipe. /www.itsh.edu.mk/

111

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Debat mbi rolin e Islamit në mbrojtjen e identitetit kombëtar

Staten Island – Gjatë “Javës kulturore shqiptare në SHBA”, mbrëmë (13 shtator) Instituti i Trashëgimisë …

Lini një Përgjigje