Në Kalanë e Tiranës, ekspozita: “Zemër Shqiptare – Shën Tereza na bashkon”

Tiranë, 5.9.2019 – Me rastin e 22 vjetorit të ndarjes nga jeta të Nënës Terezë, duke përkuar dhe me 5 shtatorin, Ditën e Shenjtërimit të saj, në Kalanë e Tiranës u hap ekspozita: “Zemër Shqiptare –  Shën Tereza na bashkon”.

Ky projekt erdhi në bashkëpunim mes Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe Kalasë së Tiranës. Në ekspozitë u shpalosën dokumente dhe fotografi nga aspekte interesante të jetës dhe veprës së Shën Terezës.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm nënkryetari i Bashkisë së Tiranës – Andi Seferi, ambasadori i Kosovës në Shqipëri – Sylë Ukshini, përgjegjësja e Promovimit dhe Komunikimit në DPA – Elsa Saka, administratorja e Kalasë së Tiranës – Klodjana Toptani, përfaqësuesi i Kishës Ortodokse – Arkimandrit Kozma Prifti, etj.

“Shenjt Terezën të gjithë shqiptarët e kanë në zemër dhe në mendje dhe këtë ditë e kremtojnë me shumë krenari. Sot hapim këtë ekspozitë të kuruar me shumë dashuri dhe shumë kujdes nga shqiptarët e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë për të parë se sa e thjeshtë ishte kjo grua, por me një dashuri të madhe që bëri që gjitha bota ta ndiej”, tha veç tjerash nënkryetari i Bashkisë së Tiranës – Andi Seferi.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta të Indisë. Ajo ishte humniste dhe fituese e çmimit Nobel për Paqen, ndërsa tre vite më parë kreu i Vatikanit, Papa Françesku, e shpalli Nënë Terezën të shenjtë.

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

KUAZAT HUMANE TË NËNË TEREZËS, UDHËRRËFYES PËR TË SOTMEN DHE TË ARDHMEN TONË

KUAZAT HUMANE TË NËNË TEREZËS, UDHËRRËFYES PËR TË SOTMEN DHE TË ARDHMEN TONË Sot në …