Muzeu i Alfabetit, mirënjohje ITSHKSH-së

1Me rastin e festave të nëntorit, përkatësisht 22 nëntorit (Ditës së Alfabetit Shqip) dhe 28 Nëntorit (Ditës së Flamurit Shqiptar), sot drejtuesit e institucionit nacional “Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe” – Manastir, i ndanë Mirënjohje të veçantë Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) –Shkup, për bashkëpunim të suksesshëm në realizimin e projekteve të rëndësishme kulturore dhe shkencore.

Gjatë ndarjes së mirënjohjes, drejtori i Muzeut të Alfabetit, Gazmend Hoxhaj, theksoi kontributin e madh që po jep ITSHKSH, në ruajtjen e trashëgimisë tonë kulturore e historike, siç është edhe muzeu i Kongresit të Manastirit, i cili gjithnjë e më tepër po konsolidohet dhe afirmohet në botën shqiptare dhe po e zë vendin e vetë të merituar.

Drejtori i ITSHKSH-së, Shefqet Zekolli, e falënderoi z. Hoxhaj për këtë mirënjohje, duke e siguruar atë se instituti jonë të do të vazhdojë të jep ndihmën e vetë profesionale në drejtim të rrugëtimit të mbarë të Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir. Në këtë drejtim, theksoi Zekolli, në vazhdë është edhe realizimi i disa projekteve tjera të përbashkëta mes këtyre dy institucioneve, të cilat do të ndikojnë në zhvillimin e kulturës dhe shkencës shqiptare në Maqedoni dhe më gjerë.

Drejtuesit e këtyre dy institucioneve me bashkëpunëtorët e tyre, dërguan urimet më të sinqerta tek të gjithë qytetarët shqiptarë për festën e madhe të Flamurit Kombëtar Shqiptar, 28 Nëntorin.

 

27.11.2013, Shkup                               Shërbimi për informim i ITSHKSH

2

 

————————————————————————————-

 

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

NA PRET NJË UDHËTIM I GJATË SHKENCOR NGA GONXHE BOJAXHIU TEK NËNË TEREZA

Fjalimi i drejtorit të ITSHKSH-Shkup, Dr. Skender Asani, me rastin e hapjes zyrtare të Departamentit të …

Lini një Përgjigje