Udhëheqësia

Dr. Skender Asani

Drejtor

DREJTORI

Bazuar në kompetencat ligjore, Këshilli i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup (ITSHKSH), më 28.10.2014 zgjodhi dr. Skender Asanin për drejtor të ITSHKSH-së.

Ndërsa, më 24.08.2018, dr. Skender Asani u rizgjodh në pozitën e drejtorit të Institutit. Sipas raportit të komisionit, në konkursin e shpallur publik, kishte konkurruar vetëm kandidati i lartpërmendur, i cili i kishte plotësuar kushtet e parapara me ligj. Rizgjedhja e Asanit në mandatin e ri katërvjeçar, u bë njëzëri nga të gjithë anëtarët e brendshëm dhe të jashtëm të Këshillit të Institutit.

Në programin e punës së paraqitur nga Asani, theksohej angazhimi për zhvillimin e mëtejshëm të Institutit në planin vendor dhe ndërkombëtar, organizimi i konferencave, botimet shkencore, zgjidhja e çështjes së objektit të Institutit, shtimi i stafit shkencor, etj.

Skender Asani nga Shkupi, është doktor i shkencave historike, pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore, autor i disa librave shkencor – historik, dhe në marrëdhënie të rregullt pune në ITSHKSH që nga viti 2008.

 

KËSHILLI

Këshilli është organ drejtues i përbërë nga gjashtë anëtarë të brendshëm, të zgjedhur me shumicë votash nga vetë punëtorët shkencor të Institutit, dhe tre anëtarë të jashtëm të deleguar nga Qeveria, me mandat katërvjeçar. Këshilli aktual i ITSHKSH-së është konstituuar më 26.09.2018, në këtë përbërje:

  • Dr. Sevdail Demiri (Kryetar)
  • Dr. Sefer Tahiri (Zv/kryetar)
  • Dr. Zeqirija Ibrahimi (Anëtar)
  • Dr. Naim Halimi (Anëtar)
  • Dr. Hidajete Azizi (Anëtare)
  • Mr. Nora Maliqi (Anëtare)
  • Dr. Fehari Ramadani (Anëtar i jashtëm)
  • Dr. Isak Sherifi (Anëtar i jashtëm)
  • Dr. Avzi Mustafa (Anëtar i jashtëm).

 

SEKRETAR

  • Blerim Qaili