ITSHKSH shpall konkurs për studime të magjistraturës

Sevdail Demiri, dekl.MTV2
Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore Shqiptare në Shkup,.shpall konkurs për regjistrimin e 90 studentëve në studimet e magjistraturës në tre drejtime studimore, si: Gjuhë shqipe, Letërsi shqiptare dhe Histori me marrëdhënie ndërkombëtare.
Ky është një hap përpara në konsolidimin e mirëfilltë të ITSHKSH-së në Shkup dhe një hapje e mundësive të reja për thellimin e studimeve albanologjike në trojet shqiptare të Maqedonisë, thonë nga ky institut.
“Në këto tre drejtime me këtë konkurs do të pranohen nga 30 studentë, pra 90 studentë. Ne mendojmë se për këto tre drejtime studimore ka qenë e nevojshme që të hapen këto drejtime për shkak se kemi nevojë për kuadro të rinj, studiues të rinj qoftë për nevojat e institutit, por edhe në përgjithësi për mbulimin e shkencës së albanologjisë”- deklaroi bashkëpunëtori shkencor në  ITSHKSH, Sevdail Demiri.
Të interesuarit mund të dorëzojnë dokumentet e tyre më së voni  deri më 15.02.2015 dhe pagesa është 2 mijë euro.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
Burimi: http://al.mrt.com.mk/node/10602
Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

ITSHKSH, viti 2019 shpallet “Viti i Vilsonit”

Shkup, 16.01.2019 – Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, pas përmbylljes …

Lini një Përgjigje