Mirënjohje për Dr. Asanin, nga Shoqata “Papa Klementi XI Albani”

Shkup, 22.07.2019 – Sot Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” – Suedi, nën kujdesin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, organizoi një manifestim kulturor letrar, ku u promovuan disa tituj të kësaj shoqate dhe u ndan mirënjohje për personalitete të shquara të jetës kulturore, artistike e shkencore.

Në mesin e të shpërblyerve me mirënjohje nga shoqata e udhëhequr nga Hysen Ibrahimi, ishte edhe drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Dr. Skender Asani, i cili është vlerësuar për veprimtarinë hulumtuese dhe për kontributin e dhënë në avancimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Në mungesë të Asanit, i cili këto ndodhet për hulumtime në arkivat italiane, foli mr. Besnik Rameti, udhëheqës i departamentit të historisë së shqiptarëve dhe lëvizjeve demografike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Me këtë rast, Rameti tha se duke qenë kontribuues të mëdhenj të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës ndër vite, diaspora jonë me shumë kujdes po e kultivon gjuhën, kulturën e traditën shqiptare edhe përmes shkrimit dhe dokumentimit të së kaluarës dhe të tashmes sonë. E këtillë, mjaft aktive dhe me kontribute të jashtëzakonshme në shumë sfera, është edhe diaspora shqiptare në Suedi.

Gjatë këtij manifestimi, u bë promovimi i produktit kryesor të SHSHASH “Papa Klementi XI Albani, përkatësisht i librit “Thesar Kombëtar të Mërgatës Shqiptare në Suedi” që këtë vit ka arritur në numrin e 10-të, dhe disa nënprodukte, libra tjerë, të botuar nga kjo shoqatë.

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

U mbrojtën edhe dy tema magjistrature në ITSHKSH

Shkup, 15.07.2019 – Sot në sallën “W.Wilson” të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të …