KUAZAT HUMANE TË NËNË TEREZËS, UDHËRRËFYES PËR TË SOTMEN DHE TË ARDHMEN TONË

KUAZAT HUMANE TË NËNË TEREZËS, UDHËRRËFYES PËR TË SOTMEN DHE TË ARDHMEN TONË
Sot në sheshin qendror të Shkupit para nesh po hapet një prej skenave më të bukura që ndërlidhet me një ngjarje të shënuar, që ka ndodhur këtu e dyzetë (40) vite më parë, atëherë kur bija e qytetit tonë, e Shkupit tonë të lashtë, Gonxhe Bojaxhiu- Nënë Tereza, vizitoi vendlindjen e saj dhe me atë rast u shpall QYTETARE NDERI  E SHKUPIT.
Ne si Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në koordinim edhe me Universitetin Nënë Tereza, Shtëpinë e Muzeut NËNË TEREZA, Agjensinë për Zbatimin e Gjuhëve, Shoqatën qytetare ‘Shkupjania Nënë Tereza’, ndjehemi të privilegjuar që po e nderojmë kujtimin për Nënë Terezen, pikërisht në një moment kur të gjithë së bashku, me ndihmën edhe të autoriteteve të Qytetit të Shkupit, po i rikthejmë gjurmët e traditës dhe identitetit , që lidhen me vendin ku kishte lindur Nënë Tereza dhe me gjuhën e saj. Tash e tutje gjuha e Nënë Terezës do të jetë e stampuar bashkë me gjuhët tjera në pllakën përkujtimore,një fakt ky që plotëson mozaikun e realitetetit tonë shumetnik e shumgjuhësor.
Ne si institucione dhe si shoqëri civile e kemi për obligim të ruajmë trashëgiminë kulturore e shpirtërore të figurës sublime të Nënë Terezës, e cila për ne shkupjanët mbetet simboli më autentik i një aseti kombëtar , që tash e tutje do të duhej të mbrohej edhe me Ligj. Vetëm në këtë mënyrë mund të patentohet trashëgimia e pasur kulturore e shpirtërore që na e la Gonxhe Bojaxhiu- Nënë Tereza, duke filluar që nga fëmijëria e saj, në kalldrëmin e Shkupit të lashtë e deri në frymën e fundit, në Kalkutën e largët, atje ku ajo mirësinë njerizoi e shndërroi në mision.
Nënë Tereza është simboli më përbashkues i vlerave e aspiratave tona, sepse vet fryma që ajo promovoi në botë ishte një shkollë e tërë ku bota kishte rastin të mësojë mbi tolerancën, mirëkuptimin, paqen, mëshirën, dhembshurinë, humanizmin etj.
Nuk është edhe aq lehtë të bëhesh nxënës i kësaj shkolle, prandaj ne si Institut kemi themeluar një Departament të posaçëm , i pari i këtij lloji në botë, i cili do të merret me studimin dhe kultivimin e shumanshëm të figurës dhe veprës së Gonxhe Bojaxhiut –  Nënë Terezës, duke ngritur në shkallë institucionale kulturën e mbamendjes kolektive.
Sot kur po flasim për figurën sublime të Nënë Terezës, nuk do të donim që emrin e saj ta përdorim për ndonjë betejë që do të ishte në kundërshtim me frymën e tolerancës dhe mirëkuptimit që ajo praktikonte.
Ne si ITSHKSH dhe si shoqëri civile nuk kemi dashur që debatin tonë argumentues ta vendosim brenda ndonjë konteksti që do ta përjashtonte figurën e Nënës Terezë nga imazhi i urtësisë dhe dashurisë për gjithë njerëzimin. Përkundrazi jemi munduar, dhe kështu do të veprojmë edhe në të ardhmen, që përmes debateve civilizuese të demonstrojmë në praktikë se i përkasim frymës dhe nurit që rrezaton emri dhe lavdia e Nënës Terezë. Pra, në asnjë mënyrë nuk do të donim që me veprimet tona të hedhim hije mbi këtë frymë, e me këtë të minojmë urat e bashkëpunimit në mes etnive e feve tona.
Çdo shtet dhe çdo shoqëri i ka brendet e veta, me të cilat mburret. Fati ynë është që simbolika e identifikimit tonë kalon përmes një figure që tash më është ngritur në monument planetar, ndërkohë që një shoqëri që identifikohet me madhështinë e Nënës Terezë, duhet të punojë që fryma e saj të jetë e pranishme në çdo pore të saj. Sepse nuk mjafton që ne të identifikohemi me të, por edhe të jemi shembull i tolerancës dhe mirëkuptimit të çdoditshëm. Madje ne si shtet dhe si shoqëri jemi vonuar në kodifikimin legjislativ të shëmbëlltyrës së Nënës Terezë, duke e konservuar trashëgiminë e saj edhe në rrugë ligjore.
Nderimi më i mirë që mund t’i bëhet figurës madhore të Nënë Tertezës në 40 vjetorin e shpalljes QYTETARE NDERI  e QYTETIT TË SHKUPIT, është përvetësimi nga ana e jonë e kuazave humane të Nënë Terezës, duke i vendosur ato në kontekst tëkomunkimit dhe mirëkuptimit tonë qytetar.
Shkup, 27 qershor, 2020
Dr. Skender Asani,
drejtor i ITSHKSh
………
ХУМАНИТЕ КАУЗИ НА МАЈКА ТЕРЕЗА, ПАТОКАЗ НА ДЕНЕШНИЦАТА И НА НАШАТА ИДНИНА
Денес на главниот плоштад во Скопје, пред нас се отвора една од најубавите сцени поврзани со еден многу значаен настан, што се случило токму тука пред точно четириесет (40) години, тогаш кога ќерката на нашиот град, на нашето античко Скопје, Гонџе Бојаџиу – Мајка Тереза, го посети нејзиниот роден град и во таа прилика беше прогласена за ПОЧЕСЕН ГРАЃАНИН НА СКОПЈЕ.
Ние како Институт за Духовно и Културно Наследство на Албанците во координација со Универзитетот „Мајка Тереза“, Спомен-Куќата „Мајка Тереза“, Агенцијат за Примена  на Јазици, граѓанското здружение „Скопјанката Мајка Тереза“, се чувствуваме привилегирани што и даваме чест на споменот на Мајка Тереза, во еден момент кога сите заедно и, со помош на скопските градски власти, ги враќаме трагите на традиција и идентитет, кои се поврзуваат со нејзиниот јазик и местото каде се родила Мајка Тереза. Отсега и понатаму, јазикот на Мајка Тереза ​​ќе биде обележана заедно со другите јазици на нејзината спомен плоча, факт што го надополнува мозаикот на нашата мултиетничка и повеќејазична реалност.
Ние како институции и како граѓанско општество имаме обврска да го зачуваме културното и духовното наследство на возвишената фигура на Мајка Тереза, која за нас како Скопјани останува најавтентичен симбол на национално богатство, кое од сега понатаму би требало да биде заштитено и со закон. Само на тој начин може да се патентира, богатото културно и духовно наследство што го остави Гонџе Бојаџиу-Мајка Тереза, почнувајќи од нејзиното  детство, на калдрмите на античкото Скопје па се до нејзиниот последен здив, во далечна Калкута, таму каде ја хуманизираше хуманоста и истото го претвори во мисија.
Мајка Тереза ​​е нај обединувачкиот симбол на нашите вредности и аспирации, затоа што самиот дух што таа го промовираше во светот, беше едно цело училиште каде светот имаше можност да учи за толеранција, разбирање, мир, милост, сочувство, хуманизам и др.
Не е толку лесно да се стане ученик на ова училиште, затоа ние како Институт формиравме посебен оддел, прв од ваков вид во светот, кој ќе се занимава со повеќеслојната студија и култивирање на фигурата и делото на Гонџе Бојаџиу – Мајка Тереза, со цел подигање на колективна меморија на институционално ниво.
Денес кога зборуваме за возвишената фигура на Мајка Тереза, не би сакале нејзиното име да го користиме за некоја битка што би била во спротивност со духот на толеранција и разбирање што таа го практикуваше.
Ние како ИДКНА и како граѓанско општество не сакавме да ја поставиме нашата аргументирана дебата во кој било каков контекст што ќе ја исклучи фигурата на Мајка Тереза ​​од ликот на мудрост и љѕбовта кон целото човештво. Напротив, се обидовме и така ќе продолжиме да постапуваме и во иднина, и преку цивилизирани дебати да демонстрираме во пракса дека припаѓаме на духот и светлината што зрачи со името и славата на Мајка Тереза. Значи, во никој случај не би сакале со нашите постапки да фрлиме сенка над овој дух, и со тоа да ги поткопаме мостовите на соработка меѓу нашите етникуми и религии.
Секоја држава и секое општество ги има своите брендови, од кои може да се пофали. Наша добра судбина е фактот дека нашата симболиката на идентификувањето минува токму низ фигура која сега е подигната во еден планетарен споменик, додека едно општеството кое се идентификува со величието на Мајка Тереза ​​мора да работи за нејзиниот дух да биде присутен во секоја пора од општеството. Бидејќи за нас не е доволно само да се идентификуваме со тоа, туку и да бидеме пример за секојдневната толеранција и разбирање. Ние како држава и како општество дури и доцниме во законодавното и кодификација на имиџот на Мајка Тереза, зачувувајќи го нејзиното наследство дури и законски.
Најдобрата чест што може да и се направи на големата фигура на Мајка Тертез на 40-годишнината од прогласувањето на ПОЧЕСЕН ГРАЃАНИН на ГРАД СКОПЈЕ, е наше присвојување на хуманите каузи на Мајка Тереза, ставајќи ги во контекст на нашето граќанско  комуницирање а и разбирање.
Скопје, 27 јуни, 2020 год.
Д-р Скендер Асани,
Директор на ИДКНА-Скопје
Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

U promovua “Rekomandimet për mësimdhënien dhe mësimnxënien mbi Holokaustin”

Shkup, 26.6.2020 – Para një auditori të zgjedhur, sot në hapësirën e Institutit të Trashëgimisë …