Rini Useini

Rini Useini

19.07.1983, f.Koroshishtë, Strugë

Asistent hulumtues
Magjistër i folklorit

ARSIMIMI

 

  • Magjistratura – në Institutin e Folklorit ,,Marko Cepenkov” në Shkup (me notë mesatare 9.78), në kuadër të Universitetit të Shkupit “Shën Kirili e Metodi”, ku mbrojti temën “Veshjet popullore të Strugës dhe rrethinës” dhe mori titullin magjistër i Folkloristikës dhe Etnologjisë;
  • Fakultetin – në departamentin e Etnologjisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku mori titullin etnolog i diplomuar (me notë mesatare 9.91, me ç’rast u zgjodh student i dalluar i vitit akademik 2003/2004);
  • Shkollën e mesme Sh.M.Sh ,,Niko Nestor” Strugë, drejtimi matematiko – natyror (me notë mesatare 5.0);
  • Shkollën fillore në vendlindje, në shkollën ,,Ekrem Jakupi” në fshatin Koroshishtë të Strugës.

 

 

MARRËDHËNIA E PUNËS

 

  • 22.11.2007 – aktualisht – Punëtor shkencor në ITSHKSH, Sektori i etnologjisë, historisë së artit dhe arkitekturës popullore;
  • Gazetar dhe redaktor në TV “Art Kanal” në Strugë;
  • Gazetar dhe redaktor në gazetën javore “Pena Shqiptare”, Prishtinë.

 

 

PUNIMET SHKENCORE:

 

  • “Hapësira në përrallat fantastike-magjike”, Studime albanologjike. nr. 3, 2011, ITSHKSH, Shkup, f. 271-273;
  • “Trashëgimia kulturore dhe turizmi, komponentë bashkëveprues në Maqedoni’, Studime albanologjike. nr. 5, 2012, ITSHKSH, Shkup;
  • “Zejtaria e kësulave dhe artarisë – ballafaqimi me modernizimin”, Albanologji, V. 1, nr. 2, 2012, f. 455-462.

 

 

AKTIVITETET SHKENCORE

 

  • 11.12.2010, Debati i tretë multietnik ,,Bashkë në dallime” organizuar nga Lokal Development Agency me temën ,,Trashëgimia kulturore si urë lidhëse e popujve”;
  • 14-18.11.2011, Java e Albanologjisë, ‘’Zejtaria e kësulave dhe artarisë – ballafaqimi me modernizimin’’, Instituti Albanologjik i Prishtinës;
  • 18.04.2012, Konferencë shkencore e ITSHKSH, Shkup, “Identiteti shqiptar dhe roli i trashëgimisë kulturore në mbrojtjen e tij”, kumtesa: “Veshja popullore si pjese e trashëgimisë kulturore”;
  • 24.06.2012, “Trashëgimia kulturore dhe turizmi në Maqedoni”, ITSHKSH dhe UNS, Strugë, kumtesa “Trashëgimia kulturore në bashkëveprim me turizmin”;-
  • 17.04.2013, projekti “Vlerat e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve dhe identiteti kombëtar”, ITSHKSH, Shkup, kumtesa: “Veshja rituale ne rrethinën e Strugës”;
  • 16.06.2014, Konferencë shkencore në Institutin Albanologjik të Prishtinës, “Sfidat e Etnologjisë dhe Antropologjisë kulturore”, kumtesa: “Etnologjia si manifestim në kohët e sotme në religjion, turizëm, shoqëri, etj.”;
  • 30.09.2014, Konferencë e ITSHKSH, Shkup, “Sfidat e trashëgimisë kulturore”, kumtesë: “Mbi kujtesën apo ngulmin – manifestimi i sotëm i veshjes popullore”;
  • 20.12.2014, Simpoziumi ndërkombëtar për folklor dhe etnologji në Shkup: “Balkan Culture seen through the Folkloristic and Ethnological researches”, kumtesa,,Анализа на албанските и јужнословенските песни со тема антијунак (Црна Aрапина и Бајлоз)“- Analiza e këngëve shqiptare dhe këngëve të sllavëve të jugut me temën antihero (Arapi i zi dhe Bajlozi)”.

 

 

AKTIVITETET TJERA

 

  • Pjesëmarrës në projektin e ITSHKSH: “Veshja e shqiptarëve të Maqedonisë”, fusha Etnologji, vitet 2009-2012;
  • Pjesëmarrës në projektin e Institutit të Folklorit në Shkup, “Obrednata kultura odrazena vo narativnata tradicija” (Kultura rituale e shprehur ne traditën narrative), me udhëheqëse projekti Prof.Dr. Kleanti Ankovska;
  • Pjesëmarrës në projektin e Institutit të Folklorit në Shkup, “Mitologjia dhe festat kalendarike”, me udhëheqës të projektit Prof.Dr. Izaim Murtezani;
  • Udhëheqës i projektit “Pehlivanët në Komunën e Studeniçanit”, në bashkëpunim me Komunën e Studeniçanit në vitet 2010-2012;
  • Udhëheqës artistik dhe anëtar jurie në manifestimin ,,Revy e veshjeve popullore në Maqedoni”, organizuar nga Muzeu ,,Nikolla Nezllobinski” në Strugë, 2008, 2009 dhe 2010;
  • Prezantues artistik ne festivalin shtetëror “Nota Fest” – 2008, Shkup;
  • Anëtar i këshillit artistik në festivalin e valleve dhe këngëve të përpunuara “Këngë Jeho”- 2014, Strugë.

 

Gjuhët e huaja: maqedonisht, anglisht, frëngjisht, italisht, spanjisht.
E-mail: riniuseini@yahoo.com
Telefon zyre:+389(0)23215381
Telefon mob: 070 210 867, dhe 070 724 984