Kryengritja antiserbe, bashkoi historianët shqiptarë dhe maqedonas

strPas 100 viteve, Kryengritja e shtatorit vihet ne studimin e përbashkët të historianëve shqiptar dhe atyre maqedonas.

Simpoziumi dyditor që u mbajt  në Ohër dhe në Dibër ka për qëllim  nxjerrjen në pah të fakteve historike nga historianë shqiptar e maqedonas  për të zbardhur këtë ngjarje të rëndësishme kombëtare.

Në këtë simpozium ishte i pranishëm Drejtori i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni, Shefqet Zekolli i cili diskutoi rreth ngjarjes një shekullore të kryengritjes shqiptare nga hordhitë serbe.

,,Kryengritja e shtatorit gjegjësisht kryengritja antisërbe  edhe pse e lënë pas dore apo thënë shkurt e lënë në heshtje , është hera e parë që historianët nxjerrin fakte historike të përbashkëta për këtë ngjarje  e cila ishte rezistencë  e parë pas Pavarësisë së Shqipërisë kundër pushtuesit serb të cilët këto territore iu ndanë në konferencën e Londrës të vitit 1913″, theksoi historian Qerim Lita.

Ndërkaq historiani Naim Halimi potencoi se kjo kryengritje pati sukses, shpejt u shpartallua nga forcat serbe të cilat pastaj bënë masakra ndaj popullatës shqiptare, ku vetëm nga Dibra u dëbuan mbi 25 mijë banorë dhe se  kjo kryengritje u zgjerua prej Dibre në Strugë, Ohër e Prespë.

Rreth kryengritjes shekullore diskutuan edhe historianët maqedonas, Katerina Todorovska dhe Aleksandar Trajanovski të cilët shpalosën kumtesat e tyre për kryengritjen që përfshiu edhe Ohrin dhe popullin e gjerë maqedonas nga  serbët.

Simpoziumi dyditor në Ohër dhe Dibër, u organizua nga Instituti për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni, dhe Institui i Historisë Nacionale të Maqedonisë. /portalb/

 

——————————————————

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

NA PRET NJË UDHËTIM I GJATË SHKENCOR NGA GONXHE BOJAXHIU TEK NËNË TEREZA

Fjalimi i drejtorit të ITSHKSH-Shkup, Dr. Skender Asani, me rastin e hapjes zyrtare të Departamentit të …

Lini një Përgjigje