Kronika shkencore e ITSHKSH gjatë vitit 2015

itsh

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve-Shkup (ITSHKSH), duke qenë tashmë një institucion i etabluar që përpiqet me të gjitha energjitë e veta krijuese dhe potencialet hulumtuese të kontribuojë në zhvillimin dhe avancimin e shkencës ndër shqiptarët e Maqedonisë dhe jo vetëm, në vitin 2015 ka dhënë kontribut të çmuar në shumë segmente. Në vijë të këtij konstatimi është përmbushja me sukses dhe përpikëri e planit të punës, i hartuar në fillim të vitit që lamë pas.

Për dallim nga vitet e kaluara, kur objektivisht ka munguar mbështetja financiare nga Ministria e Arsimit, këtë vit ky dikaster së bashku me Ministrinë e Kulturës kanë qenë mbështetësit kryesorë të projekteve dhe aktiviteteve shkencore të ITSHKSH-së përgjatë vitit, ndërsa duhet cekur edhe ndihma e pamohueshme e Komunës së Çairit, por edhe e organizatës së respektuar ZFD nga Gjermania.

PROJEKTE TË SHUMTA NË VITIN 2015

Në vitin 2015 kanë vijuar me sukses të plotë studimet pasdiplomike në programin studimor Histori dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Gjenerata e parë ka ndjekur semestrin e tretë, ndërsa gjenerata e dytë ka ndjekur semestrin e parë. Në mesin e kandidatëve ka kapacitete nga të cilat priten rezultate shumë pozitive shkencore-hulumtuese.  Më 12 mars Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, organizoi tribunën shkencore në 100- vjetorin e Luftës së përgjakshme të Çanakkalasë, ku edhe shqiptarët dhanë kontributin e tyre me pjesëmarrje masive. Historiani i njohur shqiptar Nebi Dervishi dhe historiani nga Turqia Ebu Bekër Sofleu paraqitën pikëvështrime të ndryshme mbi këtë luftë. Sipas të dhënave të prezantuara, në këtë luftë morën pjesë rreth 35 mijë shqiptarë. Historiani turk sqaroi se 90% prej tyre humbën jetën në luftë, ndërsa atyre që mbijetuan iu ofruan pasuri dhe tokë, por ata nuk pranuan, sepse lufta e tyre ishte luftë për ideale, që dëshmon madhështinë e shqiptarëve si popull.

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Shoqatën e Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë, më 4 prill të vitit të kaluar shënuan 70- vjetorin e botimit të numrit të parë të gazetës shqipe “Flaka e Vëllazërimit”. Me këtë rast, në ambientin e Institutit, u hap ekspozita me disa fotografi – imazhe të gazetës “Flaka” ndër vite, ku edhe u zhvillua një debat i ngjeshur lidhur me kontributin e kësaj gazete. Në pjesë e madhe e protagonistëve kryesorë të gazetës “Flaka” iu përgjigjën ftesës së ITSHKSH-Shkup për pjesëmarrje në tribunë. Skender Asani, drejtor i ITSHKSH, tha se gazeta “Flaka” është kontinuitet i zhvillimit të shtypit shqiptar dhe se kjo gazetë është trashëgimi kulturore e historike e shqiptarëve të këtyre trojeve. Një referat historik për 70 vjetorin e botimit të numrit të parë të gazetës “Flaka e Vëllazërimit”, në emër të Këshillit organizativ paraqiti punonjësi shkencor i ITSHKSH, Sevdail Demiri, i cili tha se në vend se ky përvjetor i 70-të të shënohej me akademi solemne dhe me një format më festiv nga vetë udhëheqja e gazetës, sot po shënohet në mënyrë modeste – përkujtimore nga Instituti dhe dy shoqata respektive. Ndërsa Naser Selmani, në emër të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, i dorëzoi mirënjohje post mortum Petro Janurës – kryeredaktorit të parë të gazetës, të cilën e pranoi i nipi i tij, Petro Janura. Më pas, në debat morën pjesë ish- kryeredaktorët e gazetës, Fejzi Bojku, Abdylhadi Zylfiqari, Faik Mustafa, Zeqirja Rexhepi, Daut Dauti, ish-redaktorët e gazetarët Halil Zendeli, Shkëlzen Halimi, Nazif Zejnullahu, Mixhait Pollozhani, Tahir Zajazi, Xheladin Murati, Mustafa Peza, Enver Shala, Abdurrahman Kurtishi, studiuesi Blerton Sulejmani, etj. Gazeta “Flaka e Vëllazërimit” dhe revistat e saj “Fatosi” dhe “Gëzimi”, u vlerësuan si trashëgimi kulturore e historike e shqiptarëve të Maqedonisë. Një nga konkluzat e debatit ishte që të shqyrtohet seriozisht mundësia e ruajtjes së asaj që ka mbetur pa u zhdukur deri tani. Një punë shumë e rëndësishme dhe e mundur të realizohet, është dixhitalizimi i plotë i gazetës, për ta parandaluar shkatërrimin e plotë të arkivit të saj që në gjendje jo shumë të mirë gjendet në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Shkupit. Çështja e rikthimit në jetë të emrit të “Flakës”, gjithashtu ishte një impenjim serioz, që kërkon njerëz të fortë dhe të vendosur për të ruajtur vlerat tona.

Prilli ka qenë muaj i frytshëm për Institutin. Më 20 prill në Gjimnazin e Tetovës, para gjimnazistëve u zhvillua punëtoria “Promovimi i trashëgimisë kulturore të shqiptarëve para të rinjve”. Udhëheqësi i projektit, Dr. Sefer Tahiri, theksoi rëndësinë e njohjes të rinisë sonë me pjesë shumë të rëndësishme të trashëgimisë tonë kulturore e shpirtërore, të cilat dita – ditës po humbin gjurmë. Më pastaj para gjimnazistëve të vitit të katërt, u referuan këto tema: –Dr. Sevdail Demiri- “SHTYPI SHQIPTAR NË MAQEDONI, SI TRASHËGIMI  KULTURORE”; –Dr. Zeqirja Ibrahimi- “GJUHA DHE LETËRSIA SHQIPE, PJESË E RËNDËSISHME E TRASHËGIMISË KULTURORE DHE IDENTITETIT TË SHQIPTARËVE”; – Prof. dr. Bukurije Mustafa- “LOJËRAT POPULLORE”; – Prof.dr. Izaim Murtezani- “KARNEVALI I BOZOVCËS”, dhe – Dr. Hidajete Azizi- “RËNDËSIA E EMRAVE VETJAKË”. Po ashtu u shfaq edhe filmi dokumentar “NJË JETË NË IKJE” (ZEJET NË MAQEDONI).

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar që ka me Institutin gjerman “Georg Eckert” dhe Institutin e Historisë Nacionale të Shkupit, më 3 dhe 4 qershor organizoi konferencën shkencore “Historiografia dhe mësimdhënia e historisë në rajonet gjuhësore të sllavishtes jugore dhe shqipes”. Konferenca, e para e këtij lloji në rajon, kishte për qëllim hulumtimin, studimin dhe identifikimin e problemeve në lëmin e historiografisë dhe mësimdhënien e lëndës së historisë në rajonet sllavofolëse dhe shqipfolëse. Në mesin e shumë studiuesve të njohur të historisë nga rajoni e bota, mori pjesë edhe Prof. dr. Natali Klajer nga Parisi. Nga ITSHKSH, në këtë konferencë, punimet e tyre i prezantuan Dr. Skender Asani dhe Dr. Besnik Emini. Nën patronatin e Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, në Prishtinë më 5 qershor u organizua konferenca shkencore: “Isa Boletini në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”. Bashkorganizatorë të kësaj konference ishin tre institutet shqiptare në trekëndëshin Prishtinë-Tiranë-Shkup: Instituti i Historisë i Prishtinës, Instituti i Historisë i Tiranës dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup. Kjo ishte hera e parë që në këtë format bashkëpunuan tre institucionet shkencore në hapësirën shqiptare. Në këtë konferencë morën pjesë gjithsej 24 studiues të njohur të historisë sonë kombëtare, ndërsa nga ITSHKSH me kumtesë u paraqit Dr. Sevdail Demiri. Drejtori i ITSHKSH-së, Dr. Skender Asani ishte pjesë e Këshillit organizues të konferencës.

Më 26 gusht të vitit 2015 në ITSHKSH-Shkup u mbajt tribuna shkencore me temë “Shqiptarja nga Shkupi – Nënë Tereza”. Punimet e tyre shkencore në këtë tribunë i paraqitën: -Dr. Don Lush Gjergji: Fuqia e fesë dhe frymëzimi i dashurisë – NËNA TEREZE, -Dr. Skender Asani: Pronësia e shtëpisë së Gonxhe Bojaxhiut (Nënë Terezës) − dëshmi për shqiptarësinë e sheshit të Shkupit (dokument), -Prof. dr. Nebi Dervishi: Nënë Tereza– nobelistja shqiptare nga Shkupi (me rastin e 105- vjetorit të lindjes – 26 gusht 1910-2015),  -Dr. Sefer Tahiri: Tendencat për zvetënimin e identitetit etnik shqiptar të Gonxhe Bojaxhiut, -Fadil Curri: Pse po struket historia shqiptare e Shkupit?, -Don Viktor Sopi: Nënë Tereza në vizionin e personaliteteve botërore Shtatori si zakonisht pas muajve të verës, gjithmonë është produktiv në planin e realizimit të aktiviteteve të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve-Shkup. Më 11 shtator, në ditën e tragjedisë së popullit amerikan dhe luftës kundër terrorizmit global, në Qendrën Memoriale të Holokaustit të Hebrenjve në Shkup, u shfaq njëri nga projeksionet më të mira dokumentare – filmike, që flet për kontributin e madh të shqiptarëve në shpëtimin e mijëra familjeve hebreje gjatë Luftës së Dytë Botërore – filmi “BESA: Premtimi”. Atë e ndoqën ambasadori amerikan, Xhes Bejli, i cili edhe pati një fjalë rasti, ku çmoi lart virtytin e hershëm të shqiptarëve për fjalën e dhënë, si dhe shumë ambasadorë të tjerë, krerë fetarë, politikë dhe shtetërorë. Të pranishmit u përshëndetën edhe nga drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, drejtori i Qendrës Memoriale të Holokaustit të Hebrenjve në Shkup, Goran Sadikario, kryetarja e Komunitetit Hebraik në Maqedoni, Berta Romano-Nikoliq, dhe nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi. Mjaft emocionale ishte paraqitja e znj. Ita Faraxhi nga Izraeli, familja e së cilës ishte nga Shkupi, ndërsa kishte ikur në Shkodër të Shqipërisë për të shpëtuar nga nazistët. Atje kishte lindur, ishte pagëzuar me emrin Drita dhe kishte jetuar dy vjet në një familje shqiptare. Ngjarja u organizua nga Qendra Memoriale e Holokaustit të Hebrenjve në Shkup dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit e Shkencës dhe Komunës së Çairit.

Në vazhdën e bashkëpunimit midis ITSHKSH dhe Qendrës Memoriale të Holokaustit të Hebrenjve në Shkup, në muajin tetor drejtori i Institutit, Dr. Skender Asani, i dorëzoi Qendrës gjithsej 729 dokumente dhe 49 fotografi. Materiali i pasur arkivor është hulumtuar në Arkivin Qendror të Shqipërisë në Tiranë, nga një ekip i studiuesve të këtyre dy institucioneve nga Shkupi. Dokumentet dhe fotografitë në fjalë flasin për historinë e shpëtimit të hebrenjve nga ana e shqiptarëve të Shkupit e Kosovës, gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Ato paraqesin një thesar të çmuar të historiografisë shqiptare e botërore, duke dëshmuar për një virtyt të lartë dhe shumë të çmuar për shqiptarët historikisht, siç është besa, e cila i shpëtoi qindra e mijëra hebrenj nga nazizmi. Ndryshe, shqiptarët shpëtuan të paktën 3280 hebrenj gjatë Holokaustit. Gjatë viteve 1933-1944, Shqipëria shpëtoi jo vetëm hebrenjtë vendës, por edhe të gjithë ata që mundën ta arrinin Shqipërinë nga vendet e tjera të Europës. Andaj, si mirënjohje për këtë, Institucioni “Yad Vashem” në Jeruzalem deri më tani ka njohur zyrtarisht 69 shqiptarë si “Fisnikë të Kombeve” në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit.

Më 1 dhjetor në Qendrën Memoriale të Holokaustit të Hebrenjve nga Maqedonia u hap ekspozita me temë: “Ballafaqimi me të kaluarën – guximi qytetar në kohë të vështira”. Përmes kësaj ekspozite me 34 fotografi dhe dokumente, për herë të parë u pasqyruan realitetet e bashkëpunimit mes komuniteteve në Maqedoni, në rrafshin human, në periudhat para, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Më 14 dhe 15 shtator në Shkup u mbajtën punimet e konferencës shkencore me temë: “Jeta shoqërore e shqiptarëve në Shkup dhe rrethinë ndërmjet dy luftërave botërore”. Konferenca u mbështet financiarisht nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Konferencën e hapi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, i cili tha se mbështetja e kësaj konferencë shkencore kishte synimin që të dalin në pah të vërteta të reja historike që do ta begatojnë mozaikun historiografik për Shkupin. Ndërsa drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Dr.Skender Asani, tha se kjo është hera e parë që në mënyrë shkencore hulumtohet kjo periudhë e ndjeshme historike. Fjalë përshëndetëse patën edhe drejtori i Institutit të Historisë në Tiranë, Akademik Beqir Meta, drejtori i  Institutit të Historisë në Prishtinë, Prof. dr. Sabit Syla, dhe drejtori i Institutit Albanologjik të Prishtinës, Prof. dr. Hysen Matoshi. Punimet e tyre i prezantuan 33 studiues të njohur nga shumë qendra shkencore të vendit dhe jashtë. Në sesionin e parë u paraqitën me kumtesa këta studiues: Beqir Meta, Nebi Dervishi, Marenglen Verli, Daut Bislimi, Avzi Mustafa, Qerim Lita, Shinazi Memedi, Adnan Ismaili, Viktor Sopi, Naim Halimi, Metin Izeti, Nuridin Ahmeti, Skender Asani dhe Mehmet Prishtina. Kurse, në sesionin e dytë, me kumtesa u paraqitën këta studiues: Qemal Murati, Zeqirija Ibrahimi, Albert Ramaj, Mixhait Pollozhani, Isamedin Azizi & Agron Saliu, Lidija Gjurovska & Gabriela Topuzovska, Fadil Curri, Natasha Didenko & Albert Hani, Izaim Murtezani, Skender Lutfiu, Sefer Tahiri, Sevdail Demiri, Besnik Emini, Ardian Limani, Naser Ramadani, Taxhedin Bislimi, Murtezan Idrizi, Islam Islami & Muhamed Ali, Afet Jashari dhe Rini Useini. Në kuadër të këtij aktiviteti u prezantua projekti: “Veshja popullore në rajonin e Karshiakës” nga Dr. Bukurije Mustafa, mbështetur nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë.

Me rastin e festave të nëntorit dhe 50- vjetorit të vdekjes së Fan S. Nolit, Instituti më 20 nëntor organizoi tribunën shkencore me temë “Fan S. Noli – figurë emblematike për shqipen dhe shqiptarët”. Mysafir special në këtë aktivitet ishte prijësi i Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare me seli në Elbasan, At Nikollë Marku, njëri nga pasuesit e frymës kombëtare të Nolit. Ai tha se ndjehet krenar që figura e Nolit vazhdon të nderohet e kujtohet gjithkah ku ka shqiptarë, si një njeri që gjatë gjithë jetës së tij punoi dhe veproi në shërbim të popullit të tij që aq shumë e deshi. Në këtë tribunë, me kontributet e tyre shkencore u paraqitën studiues të njohur të veprës së Nolit: Ali Jashari: “Për Fan Nolin dhe visarin e tij frazeologjik popullor”; Qemal Murati: “Fan Noli – ky lëvrues i madh i fjalës shqipe”; Avzi Mustafa: “Noli në mesin e shqiptarëve të Ukrainës”; Zeqirja Neziri: “Noli dhe epika gojore shqiptare”;  Olger Brame: “Përdorimi i simboleve në veprën e Fan Nolit”; Mirlinda Krifca: “Noli mes mitit dhe realitetit”; Myrvete Dreshaj – Baliu & Begzad Baliu: “Studimi i Nolit dhe veprës së tij në Kosovë”; Avni Spahiu: “Vatra e shqiptarëve të Amerikës dhe Noli”; Shpëtim Çuçka: “Noli – simboli i përkthimit shqiptar” dhe Zeqirija Ibrahimi: “Prifti kryeministër Fan S. Noli”.

BOTIMI I VEPRAVE DHE REVISTAVE SHKENCORE -VEPRIMTARI BAZIKE E ITSHKSH-së

Në vitin 2015 dolën nga shtypi botimet e reja të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Bëhet fjalë për numrin e 11-të me radhë të revistës shkencore “Studime albanologjike”, katër numra të revistës periodike “Scupi”, “Fjalor i fjalëve dhe shprehjeve nga trojet e shqipes në Maqedoni” me autor Qemal Muratin, dhe “Shtypi shqiptar në Maqedoni (1945- 1991), aspekti kulturor-arsimor” me autor Sevdail Demirin. Në këtë edicion të revistës “Studime albanologjike” mund të lexohen punime shkencore nga 26 studiues të ndryshëm nga të gjitha trevat shqiptare, por dhe nga disa autorë të huaj nga fusha e historisë, gjuhës, letërsisë, folklorit, etj. Numri 8 i botimit periodik të Institutit “SCUPI” përfshin punimet e konferencës shkencore “Shaban Demiraj – figurë e shquar e albanologjisë dhe ballkanologjisë”, e mbajtur më 21 nëntor 2014. SCUPI-9 boton punimet e konferencës shkencore “Sfidat e trashëgimisë kulturore në Maqedoni”, e mbajtur më 30 shtator 2014.

Numri 10 i botimit “SCUPI” ngërthen në vete kumtesat shkencore të tribunës shkencore së mbajtur më 4 prill 2015 me rastin e 70- vjetorit të botimit të numrit të parë të gazetës “Flaka e Vëllazërimit”. Ndërsa numri më i ri i revistës periodike “SCUPI”-11, i kushtohet shqiptares nga Shkupi – Nënë Tereza. Ky botim përmban punimet e konferencës shkencore të mbajtur më 26 gusht 2015 në ITSHKSH-Shkup kushtuar kësaj figure të madhe kombëtare dhe universale. Botimi “Fjalor i fjalëve dhe shprehjeve nga trojet e shqipes në Maqedoni” me autor Qemal Muratin, me gjithsej 860 faqe, përmban mbi 20.000 leksema, frazeologji dhe topoleksema të mbledhura nëpër vendbanimet shqiptare të Maqedonisë. Ky fjalor është i thurur edhe me lëndë të leksikut toponimik, me emra të vendeve (rreth 5.000 topoleksema). Në lëndën e këtij Fjalori janë arkivuar dhe rreth 1.000 njësi frazeologjike, fraza idiomatike, eufemizma etj., me vlera të veçanta etnolinguistike.

Kurse libri “Shtypi shqiptar në Maqedoni (1945-1991), aspekti kulturorarsimor” me autor Sevdail Demirin, përbën një botim të veçantë shkencor të historisë së shtypit shqiptar në Maqedoni, ku sidomos është hulumtuar aspekti kulturor-arsimor. Këtu në radhë të parë flitet për gazetën “Flaka e Vëllazërimit”, e cila ishte shenjë dalluese me të cilën identifikohej jo vetëm shtypi dhe gazetaria shqiptare në Maqedoni në periudhën e caktuar, por gati se i gjithë zhvillimi kulturor-arsimor i shqiptarëve, i cili pasqyrohej në këtë gazetë. Pjesë e hulumtimit në këtë libër janë edhe revistat për fëmijë “Gëzimi” dhe “Fatosi”, si dhe revista për art, për shkencë dhe për kulturë “Jehona”. Këto tre botime janë mbështetur nga Ministria e Kulturës, në bazë të programit nacional për kulturë të vitit 2015.

PROMOVOHEN VEPRA TË NDRYSHME NË ITSHKSH

Më 15 prill 2015 Instituti promovoi librin për gjeniun e gjeodezisë evropiane e botërore,me origjinë shqiptare, Karl Gega nga historiani austriak Wolfgang Straub, i përkthyer në gjuhën shqipe. Ndryshe, Karl Gega, ishte inxhinier i talentuar, i cili i kaloi kufijtë e fantazisë së njerëzimit. Karl Gega ishte me origjinë shqiptare. U lind në Venedik më 10 janar 1802. Prindërit i kishin lindur në Kallmet të Lezhës. Vdiq në Vjenë, më 14 mars 1860.

Më 11 qershor u promovuan dy veprat shkencore të Don Viktor Sopit: “Fishta, dëshmi e identitetit shqiptar”, dhe “Gjeçovi – tradita dhe qytetërimi shqiptar”. Recensionet e tyre rreth këtyre dy veprave i paraqitën studiuesit: Prof. Emin Kabashi – këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, dhe Dr. Zeqirija Ibrahimi – studiues dhe punonjës shkencor i ITSHKSH-së. Po ashtu, një sintezë të përmbajtjes dhe rëndësisë së këtyre veprave paraqitën edhe poeti e studiuesi Sarë Gjergji dhe shkrimtari e publicisti Fadil Curri.

Më datën 17 nëntor të vitit 2015 Ministria e Arsimit dhe Shkencës promovoi 14 tituj të rinj të librave universitarë të përkthyera dhe të botuar në gjuhën shqipe. Titujt e rinj të cilët u promovuan në ambientet e Institutit janë nga lëmi i turizmit, arteve figurative, shkencave matematiko- natyrore, transportit dhe telekomunikacionit dhe shkencave të makinerisë dhe elektroteknikës, pjesë e projektit “Përkthimi i 1000 librave shkencor dhe profesional me të cilat studiohet në universitetet më të mira dhe më me renome në SHBA dhe Angli, kurse nga lëmi i drejtësisë edhe në Francë dhe Gjermani”.

Më 25 nëntor 2015 u promovua projekti i parë i përbashkët në mes dy instituteve shkencore të Shkupit e Tiranës, përkatësisht Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore Të Shqiptarëve dhe Institutit të Historisë së Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë. Bëhet fjalë për botimin e librit “S H K U P I” – Konsiderata etnografike, historike, ekonomike (1942), të studiuesit dhe diplomatit të mirënjohur Hamit Kokalari, të cilin libër e redaktoi dhe përgatiti për botim Akademik Marenglen Verli. Burimi i materialit në këtë libër historik është Arkivi i Institutit të Historisë së Tiranës, fondi etnografi. Botimin e këtij projekti e mbështeti Kryetari i Komunës Çair të Shkupit, Izet Mexhiti.

Pikërisht në datën e njëjtë, pra më 25 nëntor, në shenjë të manifestimeve me rastin e festës së flamurit shqiptar, Posta e Maqedonisë dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup promovuan pullat e reja postare me dy figurat e shquara të historisë kombëtare shqiptare, Ali Pashë Tepelena dhe Dr. Ibrahim Temo. Dy pullat postare publikohen në shumë letra, kartolina dhe dërgesa postare. Në dhjetor të vitit 2015 u ngrit nisma për licencimin e lektorëve të gjuhës shqipe, nismë kjo e kamotshme e ITSHKSH-së. Me këtë rast ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi vizitoi Institutin, ku u bisedua për kërkesën e Institutit për licencimin e lektorëve të gjuhës shqipe, që është një hap shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore e shpirtërore, ku bie edhe gjuha shqipe, e cila duhet të mbrohet në mënyrë institucionale. U arrit pajtim të formohet një grup punues me përfaqësues të Institutit, MASH-it, Ministrisë së Kulturës dhe Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, të cilët do të hartojnë një plan për zbatimin e kësaj ideje, që pritet të realizohet në vitin 2016.

Në vitin 2015 ITSHKSH-së iu shtuan edhe dy doktorë shkencash. Në fushën e historisë, në Universitetin Publik në Shkup doktoroi Besnik Emini, ndërsa etnomuzikologu dhe violinisti i njohur Ermal Mehmeti doktori në studimet kulturore, duke mbrojtur doktoraturën në Universitetin privat “Evroballkan”.

SYNIMET E ITSHKSH NË VITIN 2016

Para Institutit, menaxhmentit, punonjësve shkencorë dhe administratës së tij edhe në vitin 2016 qëndrojnë shumë projekte, realizimi i së cilave nuk mund të kalojë pa sfida. Në planin hulumtues-shkencor do të synojmë të realizojmë sa më shumë ekspedita hulumtuese në rajone të ndryshme të vendit për të gjurmuar trashëgiminë tonë kulturore, shpirtërore, materiale dhe historike, por edhe do të organizojmë konferenca shkencore me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar. Në planin arsimor synojmë dhe po përpiqemi maksimalisht që të organizojmë studime sa më cilësore pasdiplomike, duke krijuar kuadro nga lëmenjtë që kultivojnë identitetin tonë kulturor, gjuhësor dhe etnik të shqiptarëve. Në planin e botimeve synojmë që këtë vit të rrisim numrin e veprave shkencore, që do të botohen nga punonjësit shkencorë të Institutit. Edhe këtë vit konsiderojmë se në këtë mënyrë, duke hedhur nga një pikë në oqeanin e madh dhe të pafund të botimeve shqiptare, do të njohim vetveten, qenien tonë, kush jemi ne dhe më pas edhe tjetrin në kufijtë e Maqedonisë dhe me gjerë.

Dr. SEFER TAHIRI, sekretar shkencor i ITSHKSH-së

Shkurt 2016, Shkup

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Nisi projekti “Instituti dhuron libra!”

  Shkup, 22.01.2020 – Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve- Shkup nisi realizimin …

345 comments

  1. Pingback: press release services

  2. Pingback: press release distribution services

  3. Pingback: gomovies

  4. Pingback: SEO tips 2019

  5. Pingback: jasa basmi rayap

  6. Pingback: Chicago Escort

  7. Pingback: Chicago Escort

  8. Pingback: Tysons Corner Escort

  9. Pingback: Geicoinsurance

  10. Pingback: tour đà nẵng

  11. Pingback: how to patent ideas

  12. Pingback: can you patent an idea

  13. Pingback: wsiglobalwebdesigns

  14. Pingback: Esurance auto insurance

  15. Pingback: Geico.com

  16. Pingback: dc-dc converter factory

  17. Pingback: boards

  18. Pingback: Berita Terkini

  19. Pingback: state farm auto insurance

  20. Pingback: Costco car insurance quote

  21. Pingback: usaa insurance

  22. Pingback: hide photos video

  23. Pingback: قیمت چای ماسالا

  24. Pingback: فروش سرور استوک

  25. Pingback: Upcoming Cars

  26. Pingback: inventhelp innovation

  27. Pingback: مبل کلاسیک

  28. Pingback: ratuqq

  29. Pingback: aduq

  30. Pingback: làm bằng đại học có hồ sơ gốc

  31. Pingback: backstreet boys tour 2019

  32. Pingback: online casino

  33. Pingback: idea patent

  34. Pingback: how to patent

  35. Pingback: film online

  36. Pingback: ways to make money online

  37. Pingback: capped composite decking

  38. Pingback: rochii de ocazie

  39. Pingback: Geico auto insurance

  40. Pingback: سرور سوپرمیکرو

  41. Pingback: پوکه معدنی

  42. Pingback: SERVICII

  43. Pingback: loa karaoke

  44. Pingback: ogłoszenia usługi IT Szczecin

  45. Pingback: url

  46. Pingback: cheap geico insurance quotes

  47. Pingback: auto insurance quotes online

  48. Pingback: Odzyskiwanie danych jpg Kraków

  49. Pingback: Odzyskiwanie zdjęć z telefonu Toruń

  50. Pingback: Affiliate Bots - Make Easy Money Online

  51. Pingback: https://www.youtube.com/watch?v=ZwX-1oTS_V8

  52. Pingback: Computer Repair in Clermont FL

  53. Pingback: InventHelp Store Products

  54. Pingback: how to patent a product idea

  55. Pingback: patent invention

  56. Pingback: Make $2000 Monthly on Autopilot

  57. Pingback: hourly profit

  58. Pingback: antywirusy edu pl

  59. Pingback: Make Money On Autopilot

  60. Pingback: New Unique Weight Loss Method

  61. Pingback: couples retreat near me

  62. Pingback: Facebook Bot Auto Post Like Comment

  63. Pingback: Get Slim in 7 Days

  64. Pingback: New Autopilot Money Machine 2019

  65. Pingback: Odzyskiwanie danych iphone cena

  66. Pingback: entry level jobs

  67. Pingback: geico insurance

  68. Pingback: esurance renters

  69. Pingback: progressive home insurance

  70. Pingback: the general insurance quote

  71. Pingback: kiss farewell tour dates

  72. Pingback: Turkey escorts

  73. Pingback: url

  74. Pingback: ‌سبز مشاور

  75. Pingback: Cheap homeowners insurance

  76. Pingback: Judi Bola

  77. Pingback: sarkari job

  78. Pingback: poker online terpercaya

  79. Pingback: InventHelp Invention Marketing

  80. Pingback: InventHelp Office

  81. Pingback: InventHelp Office

  82. Pingback: InventHelp Inventions

  83. Pingback: inventors help

  84. Pingback: InventHelp Corporate Headquarters

  85. Pingback: barbati

  86. Pingback: how to make an invoice for freelance writing

  87. Pingback: Free Instagram Auto Commenter

  88. Pingback: Auto Liker

  89. Pingback: Tłumaczenia Specjalistyczne Online

  90. Pingback: Obsługa Kontroli

  91. Pingback: pierwszy przeszczep serca

  92. Pingback: مؤسسه حقوقی چتر عدالت طاهری

  93. Pingback: bague solitaire diamant

  94. Pingback: marriage retreat in Indiana

  95. Pingback: abc song

  96. Pingback: http://phukientrangdiem.com/danh-muc/khay-dung-do-trang-diem

  97. Pingback: Social Network

  98. Pingback: تور کانادا ارزان

  99. Pingback: chuyển nhà trọn gói

  100. Pingback: Derecho De Sucesiones

  101. Pingback: نرم افزار های حسابداری

  102. Pingback: Upholstery Cleaning San Diego

  103. Pingback: San Diego Movers

  104. Pingback: Moving Company

  105. Pingback: CBD for Pets

  106. Pingback: 123movies

  107. Pingback: personal loan

  108. Pingback: Long Distance Moving

  109. Pingback: Bitcoin

  110. Pingback: alliance diamant

  111. Pingback: link url

  112. Pingback: Soft Play Hire

  113. Pingback: https://thietbinhabeproyal.com/bep-tu-canzy

  114. Pingback: Web Design

  115. Pingback: Buy Methylpropylamine

  116. Pingback: casas cueva rurales

  117. Pingback: inventors help

  118. Pingback: inventhelp new inventions

  119. Pingback: inventors help

  120. Pingback: how to get an idea patented

  121. Pingback: pamiątki na chrzest rzeszów

  122. Pingback: Cape Town

  123. Pingback: http://lk21ganool.com

  124. Pingback: sell puppy

  125. Pingback: Carpet stain removal

  126. Pingback: đồng hồ citizen eco drive

  127. Pingback: anti aging therapy

  128. Pingback: quickbooks toll free number

  129. Pingback: itoris magento

  130. Pingback: top google trends

  131. Pingback: brand-homecare.co.uk

  132. Pingback: ibertechsolutions

  133. Pingback: resin bound driveways Norwich

  134. Pingback: resin bound gravel

  135. Pingback: Limo Services in Plainsville CT

  136. Pingback: Besuchen Sie wirtschaft.com ...

  137. Pingback: ebooks with resell rights

  138. Pingback: Instagram Follower

  139. Pingback: learn ANCIENT GREEK

  140. Pingback: hdmi

  141. Pingback: abogados laboralistas zaragoza

  142. Pingback: gay chat rooms

  143. Pingback: custom stage rental in miami

  144. Pingback: learn more here

  145. Pingback: this site

  146. Pingback: https://3tg.vn/tang-cuong-sinh-ly-nam-nhung-dieu-can-phai-biet/

  147. Pingback: inventors help

  148. Pingback: how to patent

  149. Pingback: InventHelp inventor

  150. Pingback: inventhelp commercial

  151. Pingback: Free Instagram Liker

  152. Pingback: low-cost travel

  153. Pingback: تقویم لایه باز

  154. Pingback: 720p Stream

  155. Pingback: Boxing Stream

  156. Pingback: stream

  157. Pingback: نرخ کرایه تاکسی از فرودگاه امام به شهرستانها

  158. Pingback: His Comment Is Here

  159. Pingback: Motogp

  160. Pingback: My Review Here

  161. Pingback: www.mlbstream.io

  162. Pingback: Nba Live

  163. Pingback: her latest blog

  164. Pingback: Orale anabole steroide kaufen

  165. Pingback: olympicstreams.me

  166. Pingback: Peptidi in vendita

  167. Pingback: killer deal

  168. Pingback: MT2 bestellen

  169. Pingback: Strike Out

  170. Pingback: Comprar MT2

  171. Pingback: Online

  172. Pingback: Acheter Melanotan 2 en ligne

  173. Pingback: nfl streaming

  174. Pingback: Acquistare MT2

  175. Pingback: review

  176. Pingback: I Thought About This

  177. Pingback: VIP League

  178. Pingback: UFC

  179. Pingback: sports

  180. Pingback: Madrid

  181. Pingback: gemini it

  182. Pingback: Esurance insurance quote

  183. Pingback: geico auto quote

  184. Pingback: Sufit Napinany Kuchnia

  185. Pingback: bike rental manager

  186. Pingback: nokia Replacement Parts

  187. Pingback: oneplus repair parts

  188. Pingback: Christopher Condon Newport Beach

  189. Pingback: jetzt mehr lesen

  190. Pingback: alle Meldungen finden Sie hier ...

  191. Pingback: lesen Sie den ganzen Beitrag ...

  192. Pingback: alles weitere hier

  193. Pingback: alle Meldungen finden Sie hier ...

  194. Pingback: Bluten

  195. Pingback: hier geht's weiter ...

  196. Pingback: hier klicken ...

  197. Pingback: lesen Sie den ganzen Beitrag ...

  198. Pingback: News lesen

  199. Pingback: page

  200. Pingback: hier klicken ...

  201. Pingback: Tisch

  202. Pingback: lesen Sie den ganzen Beitrag ...

  203. Pingback: den Artikel finden Sie hier

  204. Pingback: alles weitere hier

  205. Pingback: Interessiert? Hier weiterlesen ...

  206. Pingback: News lesen

  207. Pingback: Ski fahren

  208. Pingback: fur mehr Infos hier klicken ...

  209. Pingback: News lesen

  210. Pingback: fur mehr Infos hier klicken ...

  211. Pingback: Flammable gas detector

  212. Pingback: where to buy cannabis oil for cancer online

  213. Pingback: lesen Sie den ganzen Beitrag ...

  214. Pingback: Replacement

  215. Pingback: inside

  216. Pingback: innovation

  217. Pingback: InventHelp inventors

  218. Pingback: how to submit a patent

  219. Pingback: taxi booking

  220. Pingback: Seguros

  221. Pingback: seguros

  222. Pingback: angieslist.com

  223. Pingback: home visit opticians

  224. Pingback: specsavers home eye test

  225. Pingback: erie auto insurance

  226. Pingback: چیلر برای آپارتمان

  227. Pingback: extensions

  228. Pingback: photographer Bundaberg

  229. Pingback: repairreplacementglass.com Florida

  230. Pingback: Masterson Law

  231. Pingback: Drostanolone Propionate kaufen

  232. Pingback: SPM Communications

  233. Pingback: Apple Service Center Sharjah

  234. Pingback: Samuel Rad

  235. Pingback: webpage

  236. Pingback: procurement laws and regulations

  237. Pingback: abogados en Zaragoza

  238. Pingback: Locksmith Edmonton

  239. Pingback: personalized gifts

  240. Pingback: Puertas de aluminio

  241. Pingback: blackberry repair center dubai

  242. Pingback: Abogados Matrimonialistas en Zaragoza,

  243. Pingback: 카지노사이트

  244. Pingback: 토토사이트

  245. Pingback: Health

  246. Pingback: rusyada üniversite okumak

  247. Pingback: Buy Forex Trading Signals

  248. Pingback: Manji Law

  249. Pingback: litvanya

  250. Pingback: 6 aylýk pasaport ücreti

  251. Pingback: 212 nerenin alan kodu

  252. Pingback: Buchanan, Williams & O'Brien

  253. Pingback: myspace.com

  254. Pingback: Stonestreet Leather

  255. Pingback: taras shevchenko üniversitesi

  256. Pingback: this resource

  257. Pingback: ukrayna üniversite fiyatlarý

  258. Pingback: ukrayna üniversiteleri

  259. Pingback: ukrayna üniversiteleri

  260. Pingback: ukrayna Eðitim Danýþmanlýðý

  261. Pingback: ukrayna üniversiteleri

  262. Pingback: ukraynadaki üniversiteler

  263. Pingback: ukraynada üniversite

  264. Pingback: ukraynada eðitim ücretleri

  265. Pingback: ukraynada eðitim sistemi

  266. Pingback: harkov politeknik üniversitesi

  267. Pingback: bulgaristan üniversitesi

  268. Pingback: makedonya üniversiteleri

  269. Pingback: üniversitesi kosova

  270. Pingback: yurtdýþý üniversite

  271. Pingback: yurtdýþýnda doktora

  272. Pingback: kiev politeknik üniversitesi

  273. Pingback: yurtdýþý eðitim

  274. Pingback: yurtdýþýnda master

  275. Pingback: yurtdýþýnda týp okumak

  276. Pingback: yurtdýþýnda mimarlýk

  277. Pingback: bosna üniversiteleri

  278. Pingback: bosna üniversitesi

  279. Pingback: odessa politeknik üniversitesi

  280. Pingback: kiev týp üniversitesi

  281. Pingback: kiev politeknik üniversitesi

  282. Pingback: kiev havacýlýk üniversitesi

  283. Pingback: kiev ulusal havacýlýk üniversitesi

  284. Pingback: Entrepo

  285. Pingback: www.libmed.co.za

  286. Pingback: Ukrayna Üniversitesi

  287. Pingback: stem nedir

  288. Pingback: yurtdýþýnda uzaktan eðitim

  289. Pingback: yurtdýþý eðitim burslarý

  290. Pingback: odessa ulusal denizcilik akademisi

  291. Pingback: sumy üniversitesi

  292. Pingback: sumy devlet üniversitesi

  293. Pingback: ucuz evler

  294. Pingback: yök yurtdışı yüksek lisans bursu

  295. Pingback: Earn 300K Satoshi NO Deposit

  296. Pingback: Make Money with Ikov

  297. Pingback: Free Forex Trading Signals

  298. Pingback: courier to Philippines

  299. Pingback: buildcredit

  300. Pingback: General Anaesthetic

  301. Pingback: Dr. Stacey Wood

  302. Pingback: Kirazlı halı yıkama

  303. Pingback: Get Top Rankings in Google

  304. Pingback: 사설토토사이트

  305. Pingback: bravenet.com

  306. Pingback: https://www.buyinstagramcomments.org/

  307. Pingback: 토토사이트

  308. Pingback: 안전놀이터

  309. Pingback: soda machine

  310. Pingback: Injured in an Uber or Lyft Accident? Here's What You Need to Know

  311. Pingback: convert money

  312. Pingback: agustin fernandez

  313. Pingback: http://freehacktools.club/mafia-wars-2-hack-no-survey/{Mafia

  314. Pingback: https://www.QueEsLaMenopausia.org

  315. Pingback: How long does it take to rank on Google

  316. Pingback: https://steampunk-accessories.com/

  317. Pingback: Daftar DominoQQ Online

  318. Pingback: Amircani Law

  319. Pingback: wanelo.com

  320. Pingback: courthousesquare.com

  321. Pingback: motel 6 barkeyville

  322. Pingback: fix radon in home Monument

  323. Pingback: focused shockwave therapy ed Hampton

  324. Pingback: ai classes in pune

  325. Pingback: laws in Georgia

  326. Pingback: Fred Alpi

  327. Pingback: salon near me

  328. Pingback: Live For The Little Things Lyrics

  329. Pingback: situs judi slot online terpercaya

  330. Pingback: congelador 30 litros

  331. Pingback: globallawdirectories.com

  332. Pingback: https://www.bagtheweb.com/u/davisadams/profile

  333. Pingback: mysheriff.net

  334. Pingback: Melanie Bowen

  335. Pingback: gbsalon

  336. Pingback: mortgage calculator canada

  337. Pingback: freedomain

  338. Pingback: vacant land for sale squamish bc

  339. Pingback: click here

  340. Pingback: justia.com

  341. Pingback: website

  342. Pingback: 詐欺投注網站

  343. Pingback: job board

  344. Pingback: yelloyello.com

  345. Pingback: smart cart exotic edition

Lini një Përgjigje