Koordinatori amerikan i programeve Alumni, vizitoi Institutin

Shkup, 12.11.2019 – Sot Institutin tonë e vizitoi një delegacion nga SHBA-ja, i prirë nga koordinatori i programeve Alumni pranë Departamentit të Shtetit Amerikan, Matthew Bikoff. Ai u interesua rreth aktiviteteve të ITSHKSH-së dhe në veçanti rreth funksionimit të Departamentit për Edukimin dhe Studimin e Holokaustit. Me këtë rast, ai vizitoi edhe ekspozitën e hapur në Institut “Rrugëve së të drejtëve”, që flet për rastet e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, e falënderoi mikun amerikan për vizitën dhe interesimin e treguar për punën e Institutit. Ai njëkohësisht e njoftoi z.Bikoff rreth aktiviteteve të radhës të Institutit, që janë në funksion të kultivimit të miqësisë shqiptare-amerikane.

Më 22 Nëntor 2019, bashkë me shënimin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, do të shënohet edhe 12-vjetori i themelimit të ITSHKSH-së, me ç’rast do të hapet ekspozita e përhershme për nderë të ish-presidentit amerikan Wilson, dhe do të promovohet pulla postare për nderë të figurës së Tij.

 

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

KUAZAT HUMANE TË NËNË TEREZËS, UDHËRRËFYES PËR TË SOTMEN DHE TË ARDHMEN TONË

KUAZAT HUMANE TË NËNË TEREZËS, UDHËRRËFYES PËR TË SOTMEN DHE TË ARDHMEN TONË Sot në …