NJOFTIM: Konferenca “Skënderbeu në 550-vjetorin e vdekjes”

Me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, , Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në bashkëpunim me Komisionin Ndërministror për Vitin Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Institutin e Historisë “Ali Hadri”, Akademinë e Studimeve Albanologjike – Tiranë, Institutin e Historisë – Tiranë, organzojnë konferencë shkencore ndërkombëtare në Prishtinë me temë “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në 550-vjetorin e vdekjes.”

Konferenca do të fillojë punimet në Prishtinë, me 16 tetor 2018, nga ora 9:30, në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare (Instituti i Historisë ”Ali Hadri”) në Prishtinë. Në ditën e dytë me 17 tetor 2018 do të prezantohen libra kushtuar Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe Mesjetës.

Në vijim mund të lexoni edhe programin e konferencës shkencore ndërkombëtare

PROGRAMI:

 

Seanca e hapjes,

16 tetor 2018, në ora 09:30

 

Fjala e hapjes: – Prof. asoc. dr. Sabit SYLA, Drejtor i Institutit të Historisë – Prishtinë

 

Fjalë përshëndetëse

– Z. Hashim Thaçi, President i Republikës së Kosovës

– Z. Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës së Kosovës

– Z. Shyqiri Bytyçi, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës

–  Akademik Marenglen Verli, Rektor i Studimeve Albanologjike

– Dr. Skënder Asani, Drejtor i ITSHKSH-së Shkup

 

Seanca e parë e Konferencës, ora 10:00

 

Kryesues: Gjon Berisha, Aurel Plasari, Muhamet Mala, Michail Kozlowski.

 

  1. Aurel Plasari, Për çfarë “akuzohet” sot Skënderbeu?!
  2. Jakup Krasniqi, Porosia e fundit e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe vlerat e sajë për kohën tonë
  3. Gjon Berisha, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe pozicioni Modus Vivendi i Republikës së Raguzës
  4. Muhamet Mala, Arti luftarak dhe karakteri kombëtar dhe fetare i luftës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut
  5. Pál Fodor, Ottoman military organization at the time of the second battle of Kosovo
  6. Tamás Pálosfalvi, János Hunyadi prays to God in the Church of Janjeva (Janosh Huniadi i lutet Perëndisë në Kishën e Janjevës)
  7. Ksenofon Krisafi, Politika e jashtme dhe diplomacia e Skënderbeut
  8. Qerim Dalipi & Besim Morina, Rrethanat socio-etnike në nahijen e Tetovës, sipas regjistrimit të viteve 1467-1468
  9. Antal Molnár, The memory of Skanderbeg and the beginning of the Albanian Catholic nation building (Kujtimi i Skënderbeut dhe fillimi i ndërtimit të kombit shqiptaro-katolik)
  10. János Szabó, Hussars in Hungary – a medieval military diffusion from WestBalkan to East Central Europe (Kusarët në Hungari – një përhapje ushtarake mesjetare nga Ballkani Perëndimor në lindje të Europës Qendrore)
  11. Pranvera Bogdani, Balshajt dhe Kosova
  12. Teuta Shala-Peli, Përpjekjet për çlirimin e Drishtit nga sundimi venedikas në kohën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut
  13. Eduart Caka, Aspekte të situatës politiko-ekonomike të hapësirës shqiptare gjatë shek. XV bazuar në regjistrat kadastrale osmane të kësaj periudhe
  14. Etleva Lala & Musa Ahmeti, Beteja e Dytë e Kosovës në burimet arkivore hungareze
  15. Krisztián Csaplár, How János Hunyadi appeared in the Albanian historiography (1896)? (Si u shfaq Janosh Huniadi në historiografinë shqiptare (1896)?)

 

Pauzë: 12:30-14:00

 

Seanca e dytë: Pëllumb Xhufi, Dénes Sokcsevits, Teuta Shala, Zymer Neziri.

 

  1. Pëllumb Xhufi, Përtej luftëtarit: njeriu dhe politikani Gjergj KastriotiSkënderbeu
  2. Dénes Sokcsevits, Skanderbeg and Hunyadi in the Croatian Literature (Skënderbeu dhe Huniadi në letërsinë kroate)
  3. Ştefan Andreescu, The presence of the Romanians during the second battle of Kosovopolje (Prania e rumunëve gjatë Betejës së Dytë të Kosovës)
  4. Michail Kozlowski, The Second Battle of Kosovo in the light Annales Jan Długosz and Memoirs of a Janissary Konstantin of Ostrovica (Beteja e Dytë e Kosovës në dritën e analeve të Jan Dlugosz dhe në memoaret e jeniçerit Konstandini i Ostrovicës)
  5. Evalda Paci, Vepra e Marin Barletit në pikëpamje vëzhgimesh ndërdisiplinore. Interpretime e hollësi studimore rreth një ndërmarrjeje lapidare
  6. Mirie Rushani, Gjeografia politike e Evropës në shek. XV dhe ideja për mbrojtje të përbashkët nga invazioni turk
  7. Iljaz Rexha, Skënderbeu nga këndvështrimi i kronikave klasike osmane dhe i historiografisë moderne turke
  8. Qerim Lita, Kremtimi i 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, në ishJugosllavi (The celebration of the 500th anniversary of the death of Skanderbeg in the former Yugoslavia)
  9. Adem Bunguri, Të dhëna të reja arkeologjike mbi disa fortifikime të panjohura të Skënderbeut në rajonin e Dibrës
  10. Bedri Muhadri, Beteja e Dytë e Kosovës sipas biografëve shqiptarë: Marin Barletit, Anonimi i Tivarit, Dhimitër Frangu dhe Gjenealogjia e Muzakajve
  11. Myrvete Dreshaj-Baliu & Begzad Baliu, Skënderbeu dhe koha e tij në letërsinë botërore
  12. Enver Rexha, Historiografia serbe per Betejen e e Dytë të Kosovës, 1448
  13. Muhamet Bela, A ishte Skënderbeu nga Hasi? (Mendime rreth origjinës së Skënderbeut)
  14. Dominik Qerimi, Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut me Selinë e Shenjtë, klerin dhe Kishën Katolike
  15. Jusuf Buxhovi, Skënderbeu: mesjeta, miti dhe manipulimi historik
  16. Skënder Blakaj, Krahasim midis Skënderbeut dhe Janosh Huniadit, bazuar te beteja e humbur e tij në Fushë-Kosovë, më 1448

 

Fjala e mbylljes: Akademik Beqir Meta – Drejtor i Institutit të Historisë-Tiranë

Koha e kumtuesit deri në 10 min.

 

Dita e dytë (më 17 tetor 2018, ora 11:00)

 

Promovime librash kushtuar Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe Mesjetës

 

Vendi: Amfiteatri i Madh i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”

Për librat flasin autorët ose përgatitësit.

Koha e fjalës deri në 20 min.

 

  1. Jakup Krasniqi, Skënderbeu dhe porositë për shekullin XXI, II, Prishtinë 2018.
  2. Pranvera Bogdani, Balshajt (The Balshaj), ASA, Tiranë 2018.
  3. Aleks Buda, Studime për Skënderbeun, ASA, Tiranë 2018.
  4. Regjistri i Sanxhakut Arvanid, ASA, Tiranë 2018.
  5. Konstantin Jireçek, Nga Shkodra gjer në Vlorë (studime mesjetare), ASA, Tiranë 2018.

Shikoni gjithashtu

Ndërroi jetë studiuesja, poetja dhe përkthyesja Lindita Ahmeti, një humbje e madhe për shkencën dhe letërsinë

Shkup, 9 prill 2024 – Mbrëmë ndërroi jetë punëtorja shkencore e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore …