Konferencë kushtuar Komitetit “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS”

Bordi drejtues:

Akademik Beqir Meta, prof. asoc. dr. Ledia Dushku, prof. asoc. dr. Sabit Syla, prof. dr. Skënder Asani

Muzeu Historik Kombëtar – Salla: “Kostandin Shpataraku”

9-9.20 Fjala e hapjes: Akademik Marenglen Verli (Rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike)

Fjalë përshëndetëse: Prof. asoc. dr. Sabit Syla (drejtor i Institutit të Historisë, Prishtinë)

Prof. dr. Skënder Asani (drejtor i ITSHKSH-Shkup)

 

9.20-11.00 Paneli i parë

Moderatorë: Marenglen Verli, Ledia Dushku, Sabit Syla

  • Marenglen Verli, Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”- refleksione (ASA)
  • Sabit Syla, Trajtimi i Lëvizjes Çlirimtare (Kaçake) dhe Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” në historiografinë shqiptare. (IH-Prishtinë)
  • Ledia Dushku, Konteksti historik i krijimit të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” (Instituti i Historisë-Tiranë)
  • Gazmend Shpuza, Sali Nivica, anëtari lab i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” (Tiranë)
  • Qerim Lita, Burimet policore jugosllave rreth veprimtarisë së Lëvizjes Kaçake, 1919-1922 (Shkup)
  • Lush Culaj, Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe Paqja e Versajës (IA-Prishtinë)
  • Sabile Keçmezi-Basha, Karakteri kombëtar i programeve të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” (IH-Prishtinë)
  • Ibrahim Gashi, Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave në dritën e burimeve diplomatike serbe 1918-1928 (Universiteti Filozofik-Prishtinë)
  • Halim Purellku, Aksionet e armatosura të çetave guerile/kaçake në trevat lindore shqiptare (1919-1925) (Shkup)

11.00-11.15-Diskutime

11.15-11.30- Pushim kafeje

 

11.30-13.00 Paneli i dytë

Moderatorë: Beqir Meta, Fatmira Rama, Skënder Asani

  • Skënder Asani – Sevdail Demiri, Bashkëveprimi dhe koordinimi mes krerëve të Xhemijetit dhe Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” (ITSHKSH-Shkup)
  • Sali Kadria, Zhvillimet brenda nacionalizmit shqiptar në vitet 1920-1921 (Instituti i Historisë-Tiranë)
  • Beqir Meta, Implikimet ndërkombëtare të veprimtarisë së Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” në vitet 1921-1924 (Instituti i Historisë-Tiranë)
  • Albana Mema, Marrëdhëniet mes Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe qeverive shqiptare gjatë viteve 1921-1924 (Instituti i Historisë-Tiranë)
  • Fatmira Musaj, Raportet e Ahmet Zogut dhe Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” në vitet 1924-1925 (Instituti i Historisë-Tiranë)
  • Fatmira Rama, Pikëpamjet e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe revista “Federata Ballkanike” (U. Tiranë)
  • Liman Rushiti, Organizimi i luftës çlirimtare nga ana e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe udhëheqja e krahut ushtarak (Prishtinë)
  • Skënder Lutfiu, Ndikimi i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” në marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave (IH-Prishtinë)

13.00-13.15- Diskutime

13.15-13.30 – Fjala e mbylljes: Akademik Beqir Meta (drejtor i Institutit të Historisë, ASA)

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Nisi projekti “Instituti dhuron libra!”

  Shkup, 22.01.2020 – Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve- Shkup nisi realizimin …