Konferencë: “Ballkani dje, sot dhe nesër”

Sipas profesorëve nga universitet të ndryshme të rajonit kjo konferencë duhet konceptuar si një ngjarje e rëndësishme shkencore, meqë këtu janë shpalosur fakte të reja të historisë dhe fushave tjera

ballkShkup, 30 qershor – Në konferencën dy ditore ndërkombëtare me temën “Ballkani dje, sot dhe nesër” e organizuar në kuadër të 100 vjetorit të luftërave ballkanike 1912-2012, nga Instituti për studime politike dhe ndërkombëtare, janë sjellë studiues nga Maqedonia, rajoni dhe nga vendet e BE-së, për të hedhur dritë mbi të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen e Ballkanit.

Sipas profesorëve nga universitet të ndryshme të rajonit kjo konferencë duhet konceptuar si një ngjarje e rëndësishme shkencore, meqë këtu janë shpalosur fakte të reja të historisë dhe fushave tjera.

Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, Shefqet Zekolli, tha se instituti të cilin e drejton ai gjithnjë do të jetë i hapur për bashkëpunim si edhe kësaj radhe me Institutin për Studime Politike dhe Ndërkombëtare.

Drejtori i Institutit për Studime Politike dhe Ndërkombëtare, Ylber Sela, tha se në këtë konferencë është debatuar për përgjithësisht për problemet e Ballkanit, por çështje kyçe ka qenë problemi shqiptar në kontekst ballkanik.

Njëqind vjet pas luftërave ballkanike shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor akoma s’janë anëtarë të BE, fakt ky që dëshmon se ky rajon ende nuk është evropianizuar, madje shpesh herë ka bërë që politika evropiane të ballkanizohet u theksua me këtë rast. /www.mrt.com.mk/

 

………………………………………………………………………………………………………………………………..

 

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Hapet shtegu deri te pllaka përkujtimore e Gonxhe Bojaxhiut

Shkup, 19.05.2020 – Sot në një konferencë për mediat, të organizuar nga ana e Institutit …

Lini një Përgjigje