Kolektivi i ITSHKSH, për vizitë studimore në Kalabri

Shkup, 15 prill 2019 – Kolektivi i punëtorëve të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve–Shkup, nga data 15.04.2019 deri më 19.04.2019, do të qëndrojë në një vizitë studimore në Kalabri. Me këtë rast, në veçanti do ndalen në qytetin e Kozencës, ku do të vizitojnë fshatrat dhe lagjet arbëreshe, dhe do të njihen me jetën, doket dhe zakonet e ruajtura me fanatizëm nga arbëreshët për qindra vjet me radhë. Do të vizitohet edhe Universiteti i Kalabrisë dhe pjesë tjera të trashëgimisë kulturore e historike të arbëreshëve të Italisë.

 

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

ITSHKSH – Shkup, u bë me shtëpi të veten!

Shkup, 11 prill 2019 – Sot ministri i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Maqedonisë …