Headlines

Sekretari Shehapi i dorëzoi ITSHKSH-së rreth 200 botime të reja

Shkup, 15.4.2016 – Sot sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Behixhudin Shehapi, bibliotekës së Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, i dorëzoi rreth 200 tituj të rinj të librave të ndryshëm. Bëhet fjalë për botimet e fundit të edicionit “Vepra kulmore të letërsisë botërore”, pastaj botime shkencore historike, …

Lexo më shumë »

ITSHKSH, marrëveshje me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, sot nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Marrëveshja u nënshkrua në ambientet e ITSHKSH-Shkup, nga ana e kryetarit të ASHSH-së, Akademik Muzafer Kërkuti, dhe drejtorit të ITSHKSH-së, Dr. Skender Asani. Me këtë rast, drejtori i ITSHKSH-së, Skender …

Lexo më shumë »

Letër ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Akad. Zef Mirdita

Letër ngushëllimi   Ditë më parë u nda nga jeta historiani i njohur dhe akademiku Zef Mirdita (1936-2016), i cili edukoi në frymën kombëtare gjenerata të tëra të historianëve shqiptarë. Akademik Mirdita, nga shkenca historike dhe ballkanologjike, vlerësohet si dokumentuesi më serioz i prejardhjes ilire të dardanëve. Në këtë vijë …

Lexo më shumë »

Në ITSHKSH promovohet projekti “Eposi i kreshnikëve…”

Shkup, 4.4.2016 –  Sot Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore i Shqiptarëve në Shkup, promovoi projektin e Prof.dr.Zymer Neziri: “EPOSI I KRESHNIKËVE – monument i trashëgimisë kulturore të shqiptarëve në pesë vende të Ballkanit”. Fillimisht, drejtori i Institutit, Dr.Skender Asani, tha se ky projekt flet shumë lidhur me të kaluarën, …

Lexo më shumë »