ITSHKSH vizitoi dhe uroi Kishën Katolike në Shkup me rastin e Krishtlindjes / ИДКНА ја посети Католичката црква во Скопје по повод христовото раѓање

ITSHKSH VIZITON DHE URON KISHËN KATOLIKE NË SHKUP ME RASTIN E KRISHTLINDJES

SHKUP, 24 DHJETOR – Një delegacion i ITSHKSH-së në Shkup sot vizitoi selinë e Kishës Katolike në Shkup, me ç’rast drejtori, Dr. Skender Asani, ia uroi Krishtlindjen Don Pavo Shekerija, dekan në Kishën Katolike.
Dr. Asani e njoftoi shkurtimisht nikoqirin Don Pavo mbi punën që po bën ITSHKSH në planin hulumtues e shkencor, sidomos në thellimin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërfetar e ndërkulturor në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë. Si kurorë e këtyre përpjekjeve në vitin që po lëmë pas ishin aktivitetet që lidheshin me jetën dhe veprën e Gonxhe Bojaxhiut-Nënë Terezës, si dhe shënimi i datave e festave të rëndësishme, përfshirë edhe manifestimet që afirmojnë vlerat humane e shpirtërore të popujve tanë.
Nga ana e tij, Don Pavo Shekerija, shprehu mirënjohjen e tij për këtë vizitë të ITSHKSH-së dhe i bëri një restrospektivë ngjarjeve që lidhen me festën e Krishtlindjes. Ai potencoi se njerëzimi po kalon në sfida të ndryshme, andaj fryma hyjnore e Jezu Krishtit është ajo që shton më shumë paqe e ngrohtësi tek njerëzit.
Drejtori i ITSHKSH-së është ftuar që të jetë i pranishëm në meshën kryesore që organizohet sonte me rastin e festës së Krishtlindjes, ku do të jetë prezent edhe Presidenti Pendarovski dhe personalitete të shquara nga jeta publike e vendit.

………………………………………….

ИДКНА ЈА ПОСЕТИ КАТОЛИЧКАТА ЦРКВА ВО СКОПЈЕ ПО ПОВОД ХРИСТОВОТО РАЃАЊЕ

СКОПЈЕ, 24 ДЕКЕМВРИ – Делегација на ИДКНА денес го посети седиштето на Католичката црква во Скопје, каде директорот д-р Скендер Асани, му го честита Христовото раѓање – Божик на дон Паво Шекерија, парох на Католичката црква.
Д-р Асани го информираше домаќинот дон Паво за работата што ја врши ИДКНА во сферата на науката и истражувачката дејност, особено во продлабочувањето на меѓурелигиската и интеркултурната соработка и разбирање во Северна Македонија и пошироко. Круна на овие напори во годината што ја оставаме зад нас, беа активностите поврзани со животот и делото на Гонџе Бојаџиу – Мајка Тереза, одбележувањето на важните датуми и празници, како и манифестации кои ги афирмираат човечките и духовните вредности на нашите народи.
Од своја страна, дон Паво Шекерија изрази благодарност за оваа посета на ИДКНА и направи ретроспектива на настаните поврзани со Божиќниот празник. Тој посочи дека човештвото минува низ разни предизвици, а божјиот дух на Исус Христос е тој што ни дава мир и топлина во срцето на луѓето.
Директорот на ИДКНА е поканет да присуствува на главната миса што се организира вечерва по повод Божик, каде ќе бидат присутни претседателот Пендаровски и истакнати личности од јавниот живот на земјата.

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Anton Çetta përkujtohet në Shkup përmes librit të Anton Nikë Berishës

Shkup, 22.12.2020 – Për shënimin e 100–vjetorit të lindjes së profesor Anton Çettës (1920 –2020), …