ITSHKSH pasurohet edhe me skanerin më të ri për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Shkup, 13 mars 2019 – Në lokalet e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni u mbajt trajnim për përdorimin e skanerit më të përsosur per digjitalizimin e materialeve të ndryshme të rëndësishme. Skaneri i firmës “Image Acces” të tipit Bookeye 4 do të shërbejë për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore , i cili do t’u shërbejë projekteve të ndryshme në lehtësimin e punës studimore dhe hulumtuese të të gjitha projekteve ose aktiviteteve të paraparara. Ky plotësim nuk do të mbetet me kaq, por – përpos aktiviteteve shkencore, konferencave, simpoziumeve dhe shumë botimeve – Instituti do të angazhohet edhe me plotësimin e teknologjisë më të sofistikuar.  Prezantimin e sotëm e bëri Igor Knezheviq – drejtor i “Digital Archiving Solution”, i autorizuar nga kompania amë e prodhuesit të këtij skaneri.

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

U promovua libri i Vaso Pashës “E vërteta për Shqipninë dhe shqiptarët”

Sot në hapësirat e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, në …